Inteligjenca artificiale, ja si do dukej Bill Gates, Elon Musk dhe Trump nëse do të ishin të varfër - Business Magazine Albania

Inteligjenca artificiale, ja si do dukej Bill Gates, Elon Musk dhe Trump nëse do të ishin të varfër

Një artist indian përdori inteligjencën artificiale dhe krijoi imazhe të disa prej njerëzve më të pasur në planet, se si do të dukeshin nëse do jetonin në lagje të varfëra.

Imazhet e krijuara nga artisti indian Gokul Pillai tregojnë portretet e Donald Trump,  Elon Musk, Mark Zuckerberg, Warren Buffett,  Bill Gates dhe Jeff Bezos si “miliarderë të varfër”.
Lexo: A ju dëgjon smartfoni juaj?

Pillai tha për DailyMail se ai përdori programin e inteligjencës artificiale Midjourney për të krijuar portretet e tyre duke përdorur gjithashtu photoshop.

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates është në foto si i moshuar dhe pa këmishë i veshur vetëm me pantallona gri.

Fotoja e tij duke qëndruar përballë një kasolleje ka grumbulluar më shumë se 15 mijë pëlqime.

aajenglish 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0