Një studim i ri ka treguar se qelizat e kancerit të fshikëzës urinare që i mungon kromozomi Y janë më të aftë për të shmangur sistemin imunitar dhe në këtë mënyrë për të çliruar tumore më agresive, të vështira për t’u trajtuar dhe vdekjeprurëse.
Kjo do të thotë se në të ardhmen e largët, teorikisht, njerëzit dhe speciet e tjera janë fjalë për fjalë në rrezik zhdukjeje.
Biologët evolucionarë besojnë se fillimisht X dhe Y ishin identike, por brez pas brezi kromozomi i seksit mashkullor në Homosapiens filloi të humbiste rreth 5 gjene çdo 1 milion vite.
Në studimin e ri të kryer nga shkencëtarët nga Departamenti i Urologjisë në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Anxhelos dhe Universitetin Shtetëror të Ohajos u zbulua se kromozomi Y ofron mbrojtje të konsiderueshme kundër kancerit agresiv të fshikëzës.
Në thelb, ka diçka në kromozomin Y që mbron kundër kancerit më agresiv të fshikëzës. Analiza të mëtejshme mbi këtë sëmundje tek burrat ka treguar se kur kromozomi Y është ende i pranishëm, prodhohen proteina që stimulojnë qelizat imune për të sulmuar masën tumorale.
Lexo edhe:Tre vjet pas një pandemie që mbylli vendin, mashtrimet telefonike të lidhura me COVID janë përsëri në rritje
Që mungesa e kromozomit seksual Y luan një rol në disa kushte shëndetësore është e dukshme edhe në të tjera raste.
Deri në 40% të kancereve të prostatës përbëhen nga qeliza që kanë humbur kromozomin Y prej plakjes, ndërsa hulumtime të tjera kanë treguar se humbja e Y në qelizat që prodhojnë gjak mund të shkaktojë problemet kardiovaskulare.
Këto janë rezultate që mund të shpjegojnë pse meshkujt janë më të ekspozuar ndaj rrezikut të kancerit dhe sëmundjeve të tjera.
Është e qartë se humbja e kromozomit Y në qeliza për shkak të pleqërisë, ose nga trashëgimia gjenetike për arsye zhvillimi mund të ketë një ndikim të madh në shëndet.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.