Vizitorët e huaj në rënie gjatë janarit, shqetësim për turizmin - Business Magazine Albania

Vizitorët e huaj në rënie gjatë janarit, shqetësim për turizmin

Janari 2026 shënoi një intensifikim të lëvizjeve të shtetasve në Shqipëri, sipas të dhënave të INSTAT. Gjatë këtij muaji, 1.196.550 persona, shqiptarë dhe të huaj, hynë në territorin shqiptar, një rritje prej 3,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, daljet nga vendi arritën në 1.343.073, duke shënuar një ulje të përgjithshme me 1,3%.

Nga hyrjet totale, 644.363 ishin shtetas shqiptarë, që përfaqëson një rritje të ndjeshme prej 7,8%, ndërsa hyrjet e të huajve ranë lehtë me 1,5%, në 552.187 persona krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke reflektuar kështu edhe një tregues të rëndësishëm për turizmin (në rënie) që nga pandemia.

Në nivel rajonal, pjesa më e madhe e hyrjeve të të huajve erdhi nga Evropa Jugore (88%), ndërsa Evropa Perëndimore ishte në shifrat prej jo më shumë me 6%. Sipas të dhënave, qëllimi kryesor i vizitave të të huajve mbetet personal (98%), duke përfshirë pushime, vizita tek të afërmit, trajtime shëndetësore,  tranzit etj. Hyrjet për qëllime profesionale dhe biznesi u ulën me 5,7% krahasuar me Janarin 2025.

Lexo edhe: Banka e Shqipërisë: Pagesat me kartë regjistruan rritje në 2025, arrihet numri dhe vlera më e lartë historike

Ky trend i janarit 2026  mund të jetë një paralajmërim për sezonin veror, ku tendencat e shënuara ofrojnë një pasqyrë të rëndësishme për planifikimin e sezonit turistik dhe menaxhimin e infrastrukturës kufitare, si dhe për pritshmëritë e konsumit dhe investimeve në ekonomi.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0