Hakerët kanë depërtuar pa fjalëkalim në llogaritë e Google - Business Magazine Albania

Hakerët kanë depërtuar pa fjalëkalim në llogaritë e Google

Hakerët duket se kanë gjetur një mënyrë për të depërtuar në llogaritë e Google pa pasur nevojë për fjalëkalim.

Duke gjeneruar “cookie”, ata po fitojnë “qasje të vazhdueshme” në të dhëna dhe po eksperimentojnë me këtë metodë sulmi.

“Cookies” janë pjesë informacioni të ruajtura në pajisjet tona, të cilat shkarkohen nga faqet e internetit, dhe shpesh përdoren për t’u kyçur më lehtë në llogari, pa pasur nevojën e fjalëkalimit.

Veçori e rëndësishme e këtij sulmi kibernetik është edhe qëndrueshmëria e tij. Kjo për faktin se hakeri do të mund të hyjë në llogari prapë edhe nëse i ndryshoni fjalëkalimin.

CloudSEK rekomandon që përdoruesit që besojnë se llogaria e tyre mund të jetë hakuar, fillimisht të dalin nga të gjitha ueb-faqet e internetit, dhe pastaj të vendosin një fjalëkalim të ri dhe unik.

Bëhet e ditur se, Google ende nuk ka ofruar një zgjidhje për këtë shqetësim.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0