Google ruan audion e aktivitetit të përdoruesit në ueb dhe në aplikacione, duke përfshirë ndërveprimet verbale tek “Kërko”, “Asistentin” dhe “Hartat” për të përmirësuar teknologjitë e njohjes së zërit.
Megjithatë, kohët e fundit, një ekspert i teknologjisë zbuloi një “kod mashtrimi” që ai pretendon se mund të parandalojë Google nga regjistrimi i aktiviteteve të smartfonëve të përdoruesve.
Përdoruesit duhet të rregullojnë llogarinë e tyre në Google duke zgjedhur cilësimet e duhura në “Të dhënat dhe privatësia” për të bllokuar qasjen në mikrofonin dhe kamerën e kompanisë së teknologjisë, shkruan dailymail.
Është e nevojshme të hapni aplikacionin Google dhe të klikoni në “Menaxho llogarinë tënde të Google” dhe më pas hapeni “cilësimet e të dhënave dhe privatësisë” dhe në fund “Aktiviteti i uebit dhe i aplikacioneve”.
Nga atje, lëvizni poshtë në seksionin “Aktivizo aktivitetet zanore dhe audio” ku ka një shenjë blu. Për të ndaluar Google “të dëgjojë”, duhet ta anuloni atë shenjë, domethënë të zhvendosni shenjën.
“Kur kjo është e çaktivizuar, regjistrimet audio të ndërveprimeve zanore me “Kërkimin e Google”, “Asistentin” dhe “Hartat” nuk do të ruhen në llogarinë tuaj të Google, edhe nëse jeni identifikuar”, shpjegoi Google
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.