Google ka zhvilluar një model të ri të AI që mund të ndihmojë në parashikimin e motit - Business Magazine Albania

Google ka zhvilluar një model të ri të AI që mund të ndihmojë në parashikimin e motit

Google ka zhvilluar një model të ri të inteligjencës artificiale që mund të ndihmojë në parashikimin e motit.

Sipas mediave të huaja,  modeli i inteligjencës artificiale quhet SEEDS, ose “Scalable Ansemble Envelope Diffusion Sampler”. SEEDS funksionon në mënyrë të ngjashme me modelet e njohura si ChatGPT dhe Midjourney. Ai përdor fuqinë e AI për të gjeneruar një numër të madh parashikimesh të motit në një kohë të shkurtër.

Dhe kjo thuhet se i lejon studiuesit e Google të analizojnë një gamë më të gjerë të rezultateve të mundshme të motit. Më e rëndësishmja, mund t’u japë atyre një pamje më të plotë të ngjarjeve të rrezikshme që do të vijnë. “Parashikimet e sakta të motit mund të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e njerëzve, nga ndihma në marrjen e vendimeve rutinë”, shkruan Google në një postim në blog.

Siç thuhet më tej, metodat aktuale për parashikimin e motit janë të shtrenjta dhe shpesh humbasin detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta të motit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0