Një raport prej 60 faqesh nga organizata me qendër në Londër shprehet se modeli i biznesit i “gjigandëve të mbikëqyrjes” në thelb nuk pajtohet me të drejtën e privatësisë dhe është një kërcënim për një numër të drejtash të tjera, duke përfshirë lirinë e shprehjes, barazinë dhe jo-diskriminimin.
Raporti gjithashtu thekson se mbledhja e informacioneve personale nga kompanitë e internetit për të furnizuar me të dhëna kompanitë e reklamave, është një “sulm i paparë mbi të drejtën e privatësisë”.
Organizata pretendon se kompanitë po i detyrojnë njerëzit të bëjnë një zgjidhje të vështirë duke ndarë informacione personale në mënyrë që ata të mund të hyjnë në Google dhe Facebook.
Në një përgjigje me shkrim, Facebook kundërshtoi gjetjet e raportit se monitoron përdoruesit e tij dhe komprometon privatësinë e tyre. Edhe Google gjithashtu kundërshtoi gjetjet e raportit.
Lexoni gjithashtu:
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto