Google dëbon nga puna 28 punëtorë. Zbuloni Arsyen - Business Magazine Albania

Google dëbon nga puna 28 punëtorë. Zbuloni Arsyen

Google ka larguar nga puna 28 punonjës të cilët iu bashkuan protestave kundër një kontrate të përbashkët 1.2 miliard dollarëshe me Amazon për t’i ofruar qeverisë izraelite shërbime me Al.

Protestat e udhëhequra nga No Tech for Apartheid u zhvilluan edhe në zyrat e Google në New York, Seattle dhe Kaliforni lidhur me marrëveshjen Project Nimbus. Por, pas këtyre veprimeve, disa punonjës u dëbuan nga puna me Google që u tha atyre “ta mbajnë çështjen sa më konfidenciale që është e mundur, duke zbuluar vetëm informacione në bazë të nevojës”
Megjithatë, këto akuza u kundërshtuan nga punëtorët e kompanisë që thanë se protestuesit janë larguar nga ndërtesa dhe nuk e kanë penguar askënd të vazhdojë punën. Lexo: Amazon fillon të shesë karroca të zgjuara ushqimore te shitësit e tjerë

Bëhet e ditur se pas shkarkimeve, gjiganti teknologjik ka njoftuar se “protestuesit po pengojnë fizikisht punën e punonjësve të tjerë dhe po i pengojnë ata të hyjnë në objekte”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0