Gjobitet eBay për ‘sjellje të pahijshme’ ndaj klientëve - Business Magazine Albania

Gjobitet eBay për ‘sjellje të pahijshme’ ndaj klientëve

eBay ka rënë dakord të paguajë një gjobë prej 3 milionë dollarësh ndaj klientëve, të cilët thuhet se janë ngacmuar nga vetë punonjësit e kompanisë.

Zyra e prokurorit të SHBA-së në Massachusetts, thotë se Jim Baugh dhe gjashtë punonjës të tjerë të eBay udhëhoqën një fushatë për të frikësuar çiftin Ina dhe David Steiner. Aktet e frikësimit përfshinin dërgimin e insekteve të gjalla, dhe një kurorë funerali.Gjithashtu, Baugh dhe bashkëpunëtorët e tij instaluan një pajisje gjurmuese në veturën e çiftit. Menjëherë pas konfirmimit të incidentit, punonjësit e akuzuar u larguan nga puna.

Avokatët e Baugh, thanë se veprimet e tij kanë rrjedhur si pasojë e presionit nga ish-CEO i eBay, Devin Wenig, i cili mohoi të ketë njohuri për fushatën e ngacmimit. Ndryshe, në vitin 2022 Baugh ishte dënuar me gati 5 vite burgim.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0