Gjobiten Apple dhe Samsung se ngadalësuan qëllimisht pajisjet e tyre - Business Magazine Albania

Gjobiten Apple dhe Samsung se ngadalësuan qëllimisht pajisjet e tyre


Në Janar, organi italian përgjegjës për monitorimin e konkurrencës midis kompanive nisi dy hetime të veçanta kundër Apple dhe Samsung për të përcaktuar nëse kompanitë ishin duke përdorur qëllimisht përditësimet e softuerëve për të ngadalësuar pajisjet e klientëve. Tani, Autoriteti Garant i Konkurrencës dhe Tregut (AGCM) ka lëshuar një deklaratë duke thënë se të dy kompanitë kanë shkelur disa kode të konsumit dhe ka vendosur gjoba në lidhje me këtë.

AGCM gjobiti Apple me 5 milionë euro (5,7 milionë dollarë) për problemet që kanë ndodhur në modelet e ndryshme të iPhone 6 kur përdoruesit instaluan iOS 10, i cili u zhvillua për iPhone 7. Për shkak se iOS i ri kërkonte më shumë kërkesa për energji ata që e përdorën në iPhone më të vjetër kanë pasur fikje të papritur të pajisjes. Përditësimi nga kompania u lançua pa paralajmëruar konsumatorët se do të krijonte probleme me CPU në pajisjet e tyre me bateritë më të vjetra.

Lexoni: Nuk keni një diplomë universiteti? Kompani si Apple, IBM dhe Google nuk kërkojnë më një të tillë

Apple gjithashtu ka marrë një gjobë të dytë prej 5 milionë eurosh për arsye se nuk po u jep konsumatorëve informacionet e nevojshme për bateritë e pajisjeve të tyre, si p.sh jetëgjatësia mesatare dhe procedurat për mënyrën e ruajtjes dhe zëvendësimit të tyre.

Samsung gjithashtu po merr një gjobë prej 5 milionë eurosh (5.7 milionë dollarë) nga AGCM. Kur Samsung lançoi përditësimin e Android Marshmallow 6.0.1 – të përgatitur për Galaxy Note 7 e ri – ata që e instaluan atë në Note 4 zbuluan se firmware ishte shumë kërkues për telefonin, duke e çuar atë në mosfunksionim në raste të caktuara . Kjo bëri që njerëzit të paguajnë kosto të larta riparimi për të rregulluar telefonin, pasi Note 4 ishte prodhim i vjetër dhe jashtë garancisë.

Ndërsa problemi i Samsung Note 4 / Marshmallow OS nuk ishte aq i publikuar sa drama e ngadalësimit të Apple, ka shumë forume ku njerëzit flasin për problemet që hasën, nga bllokimi i baterive deri te problemet me lidhjen e internetit me shënime si “Note 4 i shkatërruar nga 6.0 .1”. Samsung nuk u tha njerëzve se diçka e tillë mund të ndodhte dhe ndërsa është e paqartë nëse Samsung e dinte ose duhet ta kishte ditur, qeveria italiane beson se ky është një problem dhe kompania nuk i ka informuar klientët e saj.

Lexoni: Si u prit eventi i Apple?

Raporti thotë se vendimet e të dy kompanive për të patur klientë që të instalonin përditësimet në telefonët e tyre të vjetër shkaktuan probleme serioze dhe reduktuan performancën duke përshpejtuar procesin e zëvendësimit të tyre.

burimi: Verge

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0