Giorgia Meloni shpallet 'burri i vitit'?! - Business Magazine Albania

Giorgia Meloni shpallet ‘burri i vitit’?!

Një e përditshme italiane e krahut të djathtë provokoi një protestë të premten pasi e shpalli kryeministren e parë grua të Italisë, si ‘burrin e vitit’.

Ky shkrim nuk u prit mirë si nga kundërshtarët politikë, ashtu edhe nga aktivistët e të drejtave të grave, të cilët e kanë akuzuar kryeministren Meloni se nuk ka bërë mjaftueshëm për të mbrojtur gratë nga dhuna për regresin e rolit të tyre në shoqëri.

Ne kemi zgjedhur dikë që ka treguar se di të luftojë. Giorgia Meloni për Libero është ‘burri i vitit’ sepse mbi gjithçka ka zhdukur luftën e gjinive duke e fituar atë, duke menduar ndryshe, duke qenë divergjente, duke kapërcyer arrogancën e burrave dhe disfatën e grave. Ajo jo vetëm që ka thyer tavanin prej qelqi, por e ka tretur atë”, tha gazetari që bëri shkrimin

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0