Notari Gersi Troka ia ka dalë të bëjë një performancë të shkëlqyer në garën 200 metra stil i lirë në not, duke marrë medalje ari në Lojërat Olimpike Speciale që po mbahen në Berlin prej datës 17 qershor.
Troka ka lënë ndjeshëm pas rivalët e tij në finale duke vendosur kohën më të mirë (3:04.70) dhe duke marrë medaljen e parë të Artë për Skuadrën Speciale shqiptare.
Skuadra Olimpike Speciale Shqiptare përfaqësohet me 10 sportistë në Lojërat e Berlinit, 5 herë më shumë se në Lojërat paraardhëse. Ata garojnë në disiplina të ndryshme si noti, peshëngritja, basketbolli e atletika.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto