Gati 80% e punëve të grave në rrezik nga Inteligjenca Artificiale - Business Magazine Albania

Gati 80% e punëve të grave në rrezik nga Inteligjenca Artificiale

~2 minuta lexim

Rritja e Inteligjencës Artificiale gjeneruese (generative AI), është kritikuar prej kohësh për ndikimin e mundshëm në tregun e punës, pasi njerëzit kanë frikë të humbasin punën e tyre.

Një raport i fundit i Goldman Sachs, tregoi se ekuivalenti i 300 milionë vendeve të punës, me kohë të plotë në SHBA dhe Europë, janë në rrezik të automatizimit për shkak të teknologjisë.

Megjithatë, ndikimi në punë mund të mos jetë aspak i barabartë.

Duke qenë se disa punë automatizohen më lehtë se të tjerat, dhe duke marrë parasysh shpërndarjen gjinore në tregun e punës, gratë mund të pësojnë humbjet më të mëdha për shkak të IA gjeneruese, sipas një studimi të ri.

Vetëm nga fakti i thjeshtë, se ka më shumë gra, që punojnë në fushat që preken.

Pavarësisht se burrat i tejkalojnë gratë në fuqinë punëtore, studimi tregon se IA gjeneruese pritet të rrezikojë punën e më shumë grave, krahasuar me burrat.

Kjo për shkak se 79% e grave, që punojnë, janë të punësuara në profesione të ndjeshme ndaj ndërprerjeve dhe automatizimit të IA.

Por, ka shumë pozicione zyre, që mund të ndikohen gjithashtu në mënyrë të konsiderueshme. Ato janë përgjithësisht në shumë industri të ndryshme. Pra, profesionet e mbështetjes administrative të zyrës, rreth 70% e tyre kryhen nga gratë.

Industri të tjera, ku vendet e punës janë zënë kryesisht nga gratë, që pritet të ndikohen nga miratimi i IA, përfshijnë kujdesin shëndetësor (76%), arsimin (73%) dhe shërbimet komunitare dhe shoqërore (67%).

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Mundesitë nuk ndodhin. Ti i krijon ato.”
— Chris Grosser
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0