Telefoni i artë i Trump: "Made in USA" apo vetëm marketing patriotik? - Business Magazine Albania

Telefoni i artë i Trump: “Made in USA” apo vetëm marketing patriotik?

Presidenti Donald Trump ka nisur aventurën e tij më të re teknologjike – një smartphone prej ari, i quajtur T1 Phone, që në fillim u prezantua me krenari si një produkt “Made in USA”. Por ky pretendim tashmë është tërhequr në heshtje nga faqja zyrtare e kompanisë.Në fillim të këtij muaji, Trump prezantoi Trump Mobile, një operator i ri telefonie celulare dhe njëherazi edhe telefonin inteligjent T1 Phone 8002, me çmim 499 dollarë (426 euro). Fillimisht, kompania promovoi pajisjen si një produkt i prodhuar në SHBA, por tani faqja përshkruan telefonin si një pajisje me “dizajn krenarisht amerikan” dhe se pas tij qëndrojnë “duar amerikane”.

Çfarë dimë për telefonin T1?
Sipas portalit The Verge, specifikimet e telefonit kanë ndryshuar që nga promovimi i parë. Nga një ekran AMOLED 6.78 inç, tani përmendet një ekran më i vogël, 6.25 inç. Kapaciteti i memories është ndryshuar në 256 GB hapësirë ruajtëse, ndërsa më parë ishte përmendur 12 GB RAM, që ngjall dyshime për saktësinë e specifikimeve fillestare.

Telefoni përfshin një sensor gjurmësh gishti të integruar në ekran, njohje të fytyrës përmes inteligjencës artificiale, tre kamera të pasme deri në 50 megapiksel dhe një kamerë të përparme. Pajisja mund të porositet paraprakisht me një parapagim prej 100 dollarësh (rreth 85 euro) dhe do të lidhet me rrjetin Trump Mobile.

Lexo edhe: Donald Trump prezanton “Trump Mobile”, sfidon Apple dhe Samsung me një pajisje “Made in USA”

Fillimisht ishte njoftuar se telefoni do të ishte i disponueshëm në shtator, por tani thuhet se dalja në treg do të ndodhë më vonë gjatë këtij viti.

Plan tarifor patriotik, por prodhimi mbetet mister
Djemtë e Trump-it, Eric dhe Donald Jr., njoftuan se do të ofrojnë paketa mujore telefonike për 47.45 dollarë në muaj, një referencë ndaj babait të tyre si presidenti i 45-të dhe 47-të i SHBA-së. Ata theksuan gjithashtu se qendra e thirrjeve do të jetë në SHBA.

Zëdhënësi i Trump-it deklaroi për CNBC se telefoni ende do të prodhohet në SHBA, dhe se çdo spekulim tjetër është i pasaktë. Por Euronews Next, pas një përpjekjeje për të kontaktuar ekipin e Trump, nuk mori një përgjigje të menjëhershme.

Disa ekspertë kanë vënë në pikëpyetje realitetin e ofertës, duke theksuar se çmimi prej 499 dollarësh është tepër i ulët për specifikimet e ofruara dhe se disa pjesë të telefonit nuk prodhohen në SHBA.

Simbolika patriotike e Trump dhe origjina e vërtetë
Kjo nuk është hera e parë që familja Trump përdor simbole kombëtare për të marketuar produkte me origjinë të dyshimtë. Vitin e kaluar, një hetim i Associated Press zbuloi se seria biblike “God Bless the USA”, të promovuara nga Trump, ishin printuar në Kinë.

Ironikisht, në maj të këtij viti, vetë Trump kërcënoi kompaninë Apple dhe prodhues të tjerë amerikanë me tarifa 25%, nëse do të prodhonin pajisjet e tyre jashtë SHBA-së. Në kundërpërgjigje, Apple ka nisur të zhvillohet një fabrikë për komponentë në Indi, me një investim prej 1.5 miliardë dollarësh.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Një lider i mirë merr më shumë faj dhe më pak lavdi.”
— Arnold H. Glasow
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0