Franca miraton një projektligj të ri – lejon policinë që nga distanca të aktivizojë kamerat në telefonat e qytetarëve

Franca miraton një projektligj të ri – lejon policinë që nga distanca të aktivizojë kamerat në telefonat e qytetarëve

Franca miraton një projektligj të ri – lejon policinë që nga distanca të aktivizojë kamerat në telefonat e qytetarëve

Mes protestave të vazhdueshme në Francë, ligjbërësit e aprovuan një projektligj të ri i cili do ta lejojë policinë që nga distanca të qasen tek kamerat, mikrofonat dhe GPS-at e telefonave dhe pajisjeve të tjera të personave të dyshuar.

Siç u raportua nga Le Monde, projektligji është kritikuar nga populli francez, të cilët e cilësuan atë si një kartë të “spiunimit” që ju mundëson policëve qasje të papenguar në vendndodhjen e qytetarëve të vendit. Për më tepër, policia mund të aktivizojë kamerat dhe mikrofonat për të bërë video dhe të bëjë audio incizime të të dyshuarve.

Në projektligj thuhet se do të aplikohet vetëm tek kryerësit e krimeve të cilat dënohen me një periudhë minimume prej 5 viteve në burg, dhe ministri i drejtësisë Eric Dupond-Moretti pretendoi se dispozita e re do të mund të prekte vetëm disa dhjetëra raste në vit, raporton Gizmodo.

Lexo edhe: 4 filma që duhet t’i shihni me patjetër këtë verë! 

Gjatë një debati mbi projektligjinm politikanët francez shtuan një amendament i cili urdhëron marrjen e aprovimit nga gjyqtarët për çdo përgjim i cili kryhet nën projektligjin e ri, dhe sipas Le Monde, ky amendament gjithashtu kufizon kohëzgjatjen e përgjimit në 6 muaj.

“Për krimin e organizuar, policia mund të ketë qasje në zërin dhe imazhin e një pajisjeje. Kjo ka të bëjë me çdo pajisje të lidhur: telefonin, mikrofonin e altoparlantëve, kamerën kompjuterike, sistemin kompjuterik të një veture, teksa që të gjitha përgjimet do të kryhen pa dijeninë e personave të dyshuar”, deklaroi grupi francez i avokatisë La Quadrature du Net në një deklaratë në Twitter muajin e kaluar.

“Në funksion të rritjes së vendit të mjeteve dixhitale në jetën tonë, pranimi i vetë parimit që ato shndërrohen në ndihmës policie pa qenë të vetëdijshëm për këtë përbën një problem serioz në shoqëritë tona”, tha tutje grupi në fjalë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0