Virgin Galactic zhvillon sot fluturimin e parë komercial në orbitë. Testi konsiderohet i rëndësishëm pasi hidhen bazat për të ardhmen e turizmit hapësinor dhe në bord janë parashikuar vetëm ekspertë dhe në instancat më të larta të aeronautikës ushtarake.
Do të nisen në bord të avionit mëmë që do t’i çojë deri në 15 km lartësi, e më pas do e lëshojë anijen kozmike që do vijojë fluturimin deri në kuotën e 80-90 km. Janë parashikuar 13 eksperimente gjatë këtij fluturimi suborbital që do të zgjasë 90 minuta, gjatë të cilave vetëm 3 do të jenë në mikrogravitet. Testimet do të jenë të fushave që nga termofluidodinamika, biomjekësia etj.
Kompania amerikane Virgin në njoftimin e saj për ditën 29 Qershor të fluturimit të parë, specifikon se konsiderohet mjaft i rëndësishëm pasi i hap rrugën një epoke të re në misionet komerciale dhe kërkimore të financuara nga qeveritë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto