Filmat e Apple parashikohet të shfaqen në kinema para Apple TV Plus
Përditësuar së fundmi: 28/09/2019

Filmat e Apple parashikohet të shfaqen në kinema para Apple TV Plus

Share
nga Eridon Elshani
Sht 28, 2019
-Manages Business Mag Kosovo
lexo me teper >

Apple është duke planifikuar lançimin e një shërbimi të ri streaming në muajin nëntor, të quajtur Apple TV Plus.

Ashtu si Netflix, TV Plus i Apple është një shërbim video-streaming që Apple planifikon ta promovojë me përmbajtjen e tij. Por gjithashtu, Apple planifikon të publikojë filma edhe para lançimit të këtij shërbimi.

Këta filma mund të shfaqen në kinema për disa javë përpara se të shfaqen në Apple TV Plus.

Lexoni: Telefoni i ri i Apple pritet të ngjajë shumë me iPhone 4

Apple ka zbuluar vetëm një pjesë të vogël të projekteve të saj filmike për Apple TV Plus.

Një projekt i tillë është një film me emrin “Bankieri” me aktorët Samuel L. Jackson dhe Anthony Mackie; një tjetër, me emrin “Hala” u zgjodh nga Apple pas një debutimi të madh në Festivalin e Filmit Sundance në fillim të këtij viti.

Amazon lançon disa nga prodhimet e saj origjinale të filmave në kinema para se të arrijnë në Amazon Prime Video. Gjithashtu edhe Netflix po planifikon të bëjë të njëjtën gjë me 10 filma të ardhshëm, por marrëdhënia midis shërbimevee të streaming dhe kinemave tradicionale ka qenë gjithnjë e luhatur.

BusinessInsider