Facebook prezanton më në fund funksionalitetin e shumëpritur nga të gjithë - Business Magazine Albania

Facebook prezanton më në fund funksionalitetin e shumëpritur nga të gjithë


Keni dërguar një mesazh në Messenger dhe jeni penduar që e dërguat, atëherë Facebook me funksionalitetin më të ri bën të mundur fshirjen e tij edhe për bashkëbiseduesin.

Gjashtë muaj pasi Facebook pranoi se CEO, Mark Zuckerberg mund të fshijë fshehtas mesazhet e dërguara në biseda private, rrjeti social thuhet se është gati që kjo veçori të bëhet pjesë e aplikacionit të tij Messenger për të gjithë përdoruesit.

Një prototip i funksionit të ‘unsend’ u nxorr nga Jane Wong, e cila ndan screenshotet në Twitter me një mesazh që shpjegon se tani ky funksionalitet është në dispozicion “për të gjithë”.

Lexoni: Facebook përsëri probleme, vidhen të dhënat e 30 milionë përdoruesve

Me anë të këtij opsioni ju mund të fshini mesazhet, duke i larguar në këtë mënyrë edhe nga personi me të cilin ishit duke folur, por ju do të keni mundësinë t’i fshini ato vetëm brenda disa minutave të caktuara, në të kundërt ky funksionalitet nuk do të ketë vlerë.

Aplikacionet e tjera që kanë funksionalitetin e dërgimit të mesazheve, përfshirë Snapchat, WhatsApp dhe Instagram, tashmë u lejojnë përdoruesve të bëjnë ‘unsend’ mesazhet në platformat e tyre.

burimi: Independent

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0