Facebook është duke bërë eksperimente për të krijuar një pajisje që lexon mendjen tuaj - Business Magazine Albania

Facebook është duke bërë eksperimente për të krijuar një pajisje që lexon mendjen tuaj


Në vitin 2017, Facebook njoftoi se po punonte në një projekt që do t’i mundësonte përdoruesve të shkruajnë thjesht duke i menduar fjalët. Dhe sot, kompania zbuloi për herë të parë se sa larg është në përpjekjen e saj për ta bërë një pajisje të tillë realitet.

“Imagjinoni një botë ku të gjitha njohuritë dhe dobitë që i kemi nga telefonat e mençur, të ishin menjëherë të arritshme pa i përdorur duart,” thuhet në një blog nga Facebook. “Atje ku mund të lidhesh me të tjerët në një mënyrë kuptimplote, pavarësisht nga shpërqendrimet e jashtme, kufizimet gjeografike dhe madje edhe aftësitë apo kufizimet fizike.”

Facebook thotë se po bashkëpunon me studiues të Universitetit të Kalifornisë në San Francisko për të ndërtuar një pajisje që mund t’i ndihmojë pacientët me dëmtime neurologjike të flasin përsëri duke analizuar aktivitetin e tyre të trurit në kohë reale.

një artikull të botuar në revistën Nature Communications, ekipi i studiuesve tregoi për përparimin e tyre të fundit në një pajisje të tillë.

Në eksperimentet e tyre, ata u bënë një pyetje pjesëmarrësve dhe i udhëzuan ata që të përgjigjen me zë të lartë. Duke ekzaminuar leximet nga monitorët me densitet të lartë – elektroda që implantohen në mënyrë kirurgjike direkt në sipërfaqen e trurit – ata mund ta kuptonin përgjigjen me një saktësi “deri në 61%” vetëm duke shikuar sinjalet e trurit.

Studiuesit pohojnë se rezultatet e tyre “demonstrojnë deshifrim të fjalëve në kohë reale në një mjedis interaktiv, i cili ka dobi të rëndësishme për pacientët që nuk janë në gjendje të komunikojnë”.

Gjithsesi, Facebook nuk mund të futet në mendjen tuaj. Që diçka e tillë të funksionojë duhen akoma shumë vite, në mos dekada.

Dhe gjithashtu, ky eksperiment të shtyn të bësh pyetje rreth cenimit të privatësisë së njerëzve. Mendimet tona janë një nga parajsat e vetme të sigurta që ende nuk janë shfrytëzuar nga kompanitë e mëdha të teknologjisë.

“Për mua truri është vendi i sigurt për lirinë e mendimit, për fantazitë dhe për vetëmohimin”, tha Nita Farahany, profesoreshë në Universitetin Duke, e specializuar në neuro-etikë, për MIT Technology Review. “Privatësia jonë është duke u cenuar aq shumë dhe ende ka mbetur e pambrojtur.”

Futurist

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0