Emigroi nga Kina 22 vite më parë dhe fliste shumë pak anglisht, tani zotëron kompaninë Zoom me vlerë 3 miliardë dollarë - Business Magazine Albania

Emigroi nga Kina 22 vite më parë dhe fliste shumë pak anglisht, tani zotëron kompaninë Zoom me vlerë 3 miliardë dollarë


As miqtë më të afërt të Eric Yuan, as këshilltarët më të vjetër, madje as investitorët nuk mendonin se Zoom duhet të ekzistonte. Ishte viti 2011 dhe tregu ishte i tejmbushur me sisteme videokonferencash nga Google, Skype, GoToMeeting dhe Cisco, kur Yuan kishte udhëhequr ekipin inxhinierik të WebEx.

“Ai erdhi në një treg që të gjithë thonin se e shihnin si të konsumuar”, tha Dan Scheinman, ish-kreu i Cisco, i cili tani është një investitor ëngjëll dhe anëtar bordi në Zoom. “Ai po konkuronte falas dhe me disa lojtarë të mëdhenj”.

Artikulli u publikua më parë në faqen 16 të numrit 21 të revistës Business Magazine AlbaniaJu mund të Shfletoni Këtu nr. 21 të saj.

Yuan, i cili emigroi nga Kina në Silicon Valley në vitin 1997 në moshën 27 vjeçare, thotë se problemi me këto produkte është se askush nuk pëlqen t’i përdorë. Ai shton, se kodi që ka shkruar për WebEx dy dekada më parë ende funksionon sot. Si inxhinier softueri me patenta të shumta në lidhje me bashkëpunimin në kohë reale, ai gjithashtu e dinte se smartfonët dhe tabletët tanë mund të bënin shumë më tepër me videokonferencat sesa ajo që ishte në dispozicion.

Kështu që Yuan injoroi skeptikët dhe në vend të kësaj dëgjoi përdoruesit. Pas debutimit në tregun e aksioneve, Zoom është vlerësuar me 15.9 miliardë dollarë. Vlera e aksioneve u rrit 72% në ditën e parë të tregtimit të tij, me 62 dollarë, pasi kompania arriti në 356.8 milionë dollarë në IPO.

Mijëra biznese përdorin softuerin e Zoom, ku shumë njerëz përfitojnë nga produkti falas së bashku me 344 kompani që paguajnë mbi 100,000 dollarë në vit. Yuan, i cili zotëron 20% të aksioneve, është miliarderi më i ri i teknologjisë, me aksione që vlejnë rreth 2.9 miliardë dollarë. Ka qenë një udhëtim epik për Yuan, tashmë 49 vjeç, nga themelimi i një startup-i të vogël të softuerëve në Pekin në skenën e Nasdaq dhe CEO i një prej 10 kompanive më të vlefshme të softuerëve në vend.

Yuan duhej të luftonte për të shkuar në Silicon Valley, pasi aplikimi i tij për vizë u mohua tetë herë. Ai më në fund e përfitoi atë në vitin 1997, ku fitoi një punë për të ndërtuar sistemin e takimeve online WebEx. Ai mezi fliste anglisht në atë kohë. Gjuhën angleze nuk e mësoi nëpër kurse, por nga shokët e tij.

Yuan u bë kreu i inxhinierisë së kompanisë dhe mbajti atë pozicion nëpërmjet blerjes së Cisco prej 3.2 miliardë dollarësh në vitin 2007. Ai u largua nga kompania katër vjet më pas.

Çaj dhe një demo

Në prill të vitit 2011, Yuan e ftoi Scheinmanin për një çaj dhe i tregoi një demo të idesë së tij të re. Scheinman ishte larguar gjithashtu nga Cisco atë muaj dhe ishte i vetëdijshëm për background-in e Yuan në video dhe bashkëpunim. Ata ishin miq të mirë që kur punonin në Cisco dhe me këtë ftesë filloi gjithçka. “Unë besoj tek ty dhe nuk më intereson se çfarë ka në atë prezantim, sepse kjo ka të bëjë me ty”, i kishte thënë Scheinman mikut të tij, Yuan.

Scheinman gjithashtu prezantoi Yuan me kushëririn e tij, Jim Scheinman, partner themelues i Maven Ventures. Jim jo vetëm që u bë investitor dhe këshilltar, por ndihmoi Yuan të dalë me katër emra të mundshëm për kompaninë: Zippo, Hangtime, Poppy dhe Zoom. Ata zgjedhën emrin e fundit.

Për dy vitet e para, Zoom ishte vetëm një ekip i vogël – kryesisht inxhinierë nga WebEx. Versioni i parë i produktit u lançua në vitin 2013 dhe fillimi ishte i vështirë. Por më pas, Zoom filloi të bëhej viral përmes kombinimit të një produkti falas që çdokush mund ta përdorte nga smartfonët e tyre dhe në anën tjetër të tregut, një grup mjetesh për të sinkronizuar videot mobile me sistemet tradicionale të konferencave. Në vend që të përdorin Google Hangouts ose Skype në celular, WebEx ose GoToMeeting nga një pajisje PC dhe Cisco ose Polycom për dhoma të mëdha të konferencave, Zoom donte të ofronte të gjithë atë, me abonime mujore që funksiononin për bizneset e çdo madhësie.

Artikulli u publikua më parë në faqen 16 të numrit 21 të revistës Business Magazine AlbaniaJu mund të Shfletoni Këtu nr. 21 të saj.

Deri në kohën kur Emergence investoi rreth 30 milionë dollarë në vitin 2015, kompania pati një rritje të shpejtë, me 65.000 kompanitë që përdorin një version të produktit. Në mars të vitit 2016, 14 inxhinierë u bënë pjesë e grupit themelues të Zoom – të gjithë përsona me të cilët punoi në WebEx dhe Cisco.

“E njihja këtë ekip dhe e dija se ishte ekipi më i mirë në botë në ndërtimin e një shërbimi të tillë”.

Një angazhim për njerëzit

Kompanitë e teknologjisë janë të mbushura me frazat të bukura që përcaktojnë misionin e tyre, por Zoom duket se përshtatet me një moto të “dërgo lumturi”, e cila gjithashtu ndodh të jetë titulli i një libri të vitit 2013 të shkruar nga CEO i Zappos, Tony Hsieh.

Vitin e kaluar, Yuan u nderua me çmimin më të lartë që një person mund të marrë në kompani nga Glassdoor, i cili tha se ekzekutivi ka një vlerësim prej 99% në mesin e punonjësve. Ndër përfitimet e tjera, punonjësit rimbursohen për çdo libër që ata blejnë për vete ose për anëtarët e familjes, duke përfshirë librat për fëmijë. “Ne duam të punësojmë njerëz që mësojnë vetë”, tha Yuan.

Yuan udhëton shumë më pak se CEO të tjerë. Ai parapëlqen të organizojë takime duke përdorur Zoom, në mënyrë që të mund të tregojë produktin dhe të marrë feedback në kohë reale për atë çka funksionon dhe përdoruesit të jenë më afër produktit. Ai gjithashtu është i përkushtuar ndaj familjes së tij.

“Pa marrë parasysh sa të zënë jeni, duhet të kaloni kohë me familjen tuaj. Nuk dua të humbas asnjë moment të rëndësishëm.”

Artikulli u publikua më parë në faqen 16 të numrit 21 të revistës Business Magazine AlbaniaJu mund të Shfletoni Këtu nr. 21 të saj.

Yuan është i përfshirë edhe me NBA. Në vitin 2016, Zoom nënshkroi një marrëveshje trevjeçare me Golden State Warriors, duke siguruar që skuadra të komunikojë me tifozët online, duke vendosur dhoma konferencash me Zoom në Oracle Arena dhe ndoshta më e rëndësishmja, vendosjen e markës Zoom përmes shenjave dixhitale dhe tabelën e rezultateve. Janine Pelosi, zyrtari kryesor i marketingut pranë Zoom, tha se fushata është pjesë e “qasjes praktike” të kompanisë për marketing.

“Njerëzit nuk zgjohen në mëngjes duke menduar për markat,” tha Pelosi. “Marketingu në sport është fantastik, sepse ju shikoheni nga masa e njerëzve, merrni mbulim televiziv dhe përfitoni nga mikpritja”.

Zoom është në momentin më të artë të tij, pas IPO-së, kompania ka qindra miliona dollarë në bankë dhe një vlerë të fuqishme në treg që mund ta përdorë për të investuar në marketing, blerje dhe për të punuar me inteligjencën artificiale.

Yuan gjithashtu ka filluar të marrë parasysh se çfarë të bëjë me paratë e tij, tani që ai i është bashkuar elitës së miliarderëve. Yuan tha se bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, Mark Zuckerberg i Facebook dhe Mark Benioff i Salesforce janë të gjithë modele për mënyrën se si ai të përdorë pasurinë e tij për mirë. Yuan tashmë ka premtuar të dhurojë para në shkolla.

Artikulli u publikua më parë në faqen 16 të numrit 21 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 21 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0