Si një vendim i thjeshtë e bëri Starbucks-in… STARBUCKS? - Business Magazine Albania

Si një vendim i thjeshtë e bëri Starbucks-in… STARBUCKS?

Shpesh, vendimet e marra për Vitin e Ri harrohen më shpejt sesa bëhen. Por ndonjëherë, një vendim i vetëm. në kohën dhe vendin e duhur, mund të ndryshojë gjithçka. Kjo është historia e një vendimi të tillë.

Në fillim të viteve ’80, Howard Schultz ishte një shitës i zakonshëm që punonte për një kompani pajisjesh shtëpiake. Në një nga ditët e zakonshme të punës, ai vizitoi një dyqan të vogël të kafesë në Pike Place Market, Seattle, një vend i quajtur Starbucks.

Lexo gjithashtu: “Nice News”, si e ktheu Sean Devlin një ide të thjeshtë në një sukses me 1 milion abonentë?

Ai shkoi për të shitur një makinë kafeje. Por doli se do të gjente shumë më tepër.

Magjepsja me një filxhan kafeje

Schultz u mahnit nga pasioni i Starbucks për kafenë cilësore dhe mënyra e kujdesshme sesi përzgjidheshin dhe piqeshin kokrrat. Ishte ndryshe nga çdo gjë që kishte parë më parë. Aq shumë saqë la punën dhe iu bashkua Starbucks-it si Drejtor i Marketingut, kur kompania kishte vetëm 7 dyqane.

Por ndryshimi i vërtetë ndodhi një vit më vonë, në një udhëtim në Milano, Itali.

Lexo gjithashtu:  Titaniku “ringjallet” në 3D, zbulohen të vërteta të reja për momentet e fundit të anijes legjendare

Epifania milaneze

Në Itali, Schultz zbuloi kulturën e ekspresit, ku kafenetë nuk ishin thjesht vende për të marrë një pije, por vende për të qëndruar, për të biseduar, për të krijuar lidhje. Ato ishin qendra komunitare plot jetë. Kjo përvojë kontrastonte plotësisht me përvojën amerikane, ku kafeja ishte diçka e shpejtë dhe funksionale.

Aty, në Milano, ai mori një vendim të thjeshtë, por të fuqishëm:

Starbucks nuk do të shiste vetëm kafe, por do të ofronte përvojë.

Një vend mes shtëpisë dhe punës, një “vend i tretë”, ku njerëzit mund të qëndrojnë, të lidhen dhe të ndihen mirë.

Një ide që nuk u kuptua menjëherë

Kur u kthye në Seattle, ai e ndau këtë vizion me themeluesit. Ata nuk u bindën. Starbucks, sipas tyre, ishte një shitës i kafesë me shumicë, jo një kafene.

I zhgënjyer, por i vendosur, Schultz u largua dhe hapi zinxhirin e tij të ekspresit.

Kur kompania e tij pati një sukses modest, ai rikthehet për të blerë Starbucks-in dhe më në fund e shndërron atë në atë që kishte ëndërruar, një hapësirë mikpritëse, me aromë kafeje dhe ndjesi komuniteti.

Dhe lindi një fenomen botëror

Nën drejtimin e tij, Starbucks nuk ishte më thjesht një kompani, u bë një mënyrë jetese. Nga disa dyqane u kthye në mijëra lokacione në të gjithë botën.

Por, me kalimin e viteve, ndërsa kompania u rrit, ajo filloi të humbasë shpirtin e vet. Dyqanet u bënë më sterile, më të korporatizuara. Pastaj erdhi pandemia, ku të ulesh në një kafene u bë e pamundur, ndërsa “drive-thru” mori hov.

Rikthimi te rrënjët

Tani, pasi shitjet ranë dhe konsumatorët u bënë më të kujdesshëm me shpenzimet, Starbucks ka nisur një fazë të re. CEO i ri, Brian Niccol, ka shpallur një plan rilindjeje,  rikthimin tek “vendi i tretë”.

Në një letër për aksionarët ai shkroi:

“Do ta kthejmë Starbucks-in në një kafene komunitare, dyqanet tona do të jenë vende të ngrohta, ku mund të qëndrosh, me dizajn të kujdesshëm dhe ambiente mikpritëse.”

Një vendim i vetëm, i marrë në një udhëtim në Itali, jo vetëm që ndryshoi jetën e Schultz-it, por edhe mënyrën si miliona njerëz pinë kafenë e tyre çdo ditë.

Të kesh guximin të ndjekësh një ide që të tjerët nuk e kuptojnë ende,  kjo është zemra e sipërmarrjes.

Notes to an Entrepreneur

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0