“Nice News”, si e ktheu Sean Devlin një ide të thjeshtë në një suk... - Business Magazine Albania

“Nice News”, si e ktheu Sean Devlin një ide të thjeshtë në një sukses me 1 milion abonentë?

Në një kohë kur lajmet negative dominojnë titujt dhe klikimet, një buletin i përditshëm me lajme pozitive ka arritur të bëjë të kundërtën dhe me një sukses të jashtëzakonshëm. “Nice News”, i themeluar nga Sean Devlin, ka arritur zemrat e plot një milion lexuesve në vetëm tre vite.

Duket e pabesueshme? Po, por është 100% e vërtetë. Dhe historia pas këtij suksesi është po aq frymëzuese sa edhe përmbajtja që ofron buletini vetë.

Lexo gjithashtu: Sekreti i suksesit pas gabimeve – Këshilla nr.1 nga menaxherja që frymëzoi serialin “Scandal”

Pozitiviteti si mision dhe strategji

Gjatë pandemisë, Devlin, gazetar dhe ekspert i medias digjitale, ndjeu se kishte nevojë për një pauzë nga lajmet. Kur u kthye pas një “agjërimi informativ”, e kuptoi se bota kishte nevojë për një tjetër lloj informacioni, lajme që ngjallin shpresë, buzëqeshje dhe inspirim.

Por ai nuk u hodh menjëherë në veprim. Si çdo sipërmarrës vizionar, ai fillimisht kreu kërkime të thelluara, kishte vërtet treg për një format të tillë? Kush do ta lexonte? Si duhej të ishte struktura?

Rezultatet e tij e bindën se po, kishte hapësirë për një qasje të re në gazetari, dhe kështu lindi Nice News në vitin 2022, me mbështetjen e kompanisë mediatike Optimism dhe investitorit të saj kryesor, Pardon.

Çfarë e bën Nice News ndryshe?

Përveç përmbajtjes pozitive, suksesi vjen nga një kombinim faktorësh:

-Përmbajtje e kuruar mirë me histori të vogla por të fuqishme, që lexohen me lehtësi dhe kënaqësi.

-Dizajn miqësor për syrin, estetikë e pastër dhe organizim që të fton ta lexosh deri në fund.

-Zgjuarsi në bashkëpunime, nga shkëmbimi me buletine të tjera, te dhuratat dhe fushatat e përbashkëta.

Ja disa tituj nga një numër i rastësishëm i buletinit:

“Një zog i vogël u pa në Ishullin Floreana për herë të parë që nga koha e Darwinit.”

“Rekordi më i madh i një zhytjeje masive në ujë të akullt u vendos në Çeki.”

“Një nënspecie shumë e rrallë e ujkut gri po rikthehet falë përpjekjeve të konservimit.”

Lexo gjithashtu: Dy punonjëset protestuan në përvjetorin e 50-të, Microsoft i pushoi nga puna

Puna në ekip, çelësi i çdo suksesi

Sean Devlin nuk e arriti këtë i vetëm. Ai ka ndërtuar një ekip të vogël, por të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh. Bashkëpunimi me kompani të tjera, por edhe ruajtja e lidhjeve me komunitetin e lexuesve, kanë qenë vendimtare për rritjen.

Kur e pyetën për sekretin pas suksesit, Devlin u përgjigj me tri arsye kryesore:

  1. Kishte një kërkesë të fshehur për lajme pozitive.
  2. Përmbajtja është unike dhe ndryshe nga çdo gjë tjetër online.
  3. Dizajni është i qetë, relaksues dhe i përshtatshëm për lexim të përditshëm.

Një model që frymëzon

Misioni i Nice News është i thjeshtë, por i fuqishëm, t’u ndihmojë lexuesve të shohin botën përmes një filtri më pozitiv. Në një kohë kur zhurma dhe ankthi dominojnë ekranet tona, kjo qasje ka sjellë një frymë të re në peizazhin mediatik.

E në fund, historia e Devlin nuk është vetëm për një buletin me lajme pozitive. Është një dëshmi se kur bashkohen vizioni, kërkimi dhe guximi për të bërë diçka ndryshe, suksesi është i pashmangshëm.

INC

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0