Elevator Lab 2020, drejt finales së madhe më datë 19 Nëntor - Business Magazine Albania

Elevator Lab 2020, drejt finales së madhe më datë 19 Nëntor

Elevator Lab, drejt finales

Edhe dy ditë na ndajnë nga finalja e Elevator Lab e cila jo rastësisht u organizua në Javën Globale të Sipërmarrjes. 8 finalistët, pas programit të disa aktiviteteve të BootCamp, janë tashmë në finale, duke siguruar disa mundësi të mira mbështetje për idetë e tyre.

Këtë vit, programi Elevator Lab u zhvillua online, çka solli një përvojë të re për organizatorët, por edhe për vetë startup-et.

Gerti Boshnjaku, drejtues i New Media Comunications, një prej bashkë-organizatorëve të Bootcamp, thotë se, “Ishte një sfidë më vete organizimi i Elevator Lab 2020, duke pasur parasysh paqartësinë e situatës prej pandemisë. Për këtë, dua të theksoj se jam shumë i lumtur me bashkëpunimin dhe profesionalizmin që gjetëm tek kolegët e stafi i Raiffeisen Bank Albania & Kosova dhe ata të ICK. Fituam shumë nga kjo përvojë dhe besoj bëmë maksimumin për të informuar sa më shumë startupe mbi nismën. Synuam t’u japim atyre mundësinë për të ndjekur këtë program sa edukativ aq edhe produktiv përsa i përket rrjetëzimit.

Pres me padurim të shikoj finalistët e këtij viti në mbrëmjen finale. Këtë vit kishte shumë kualitet në sektorin e Fintech si nga Kosova, ashtu edhe nga Shqipëria.

Gjej rastin të falenderoj edhe stafin e New Media Communications dhe kolegët e Innovate Albania, që ashtu si vitet e tjera, treguan më së miri se kanë shumë për t’i dhënë ekosistemit të sipërmarrjes dhe inovacionit në Shqipëri”.

Lexo:Start up-et për Inovacionin, hapet konsultimi publik për projektligjin e ri

Heronjtë e Bootcampit do të fitojnë këto mbështetje:

1-Çmim 8000 euro

2-Coaching e mbështetje nga Raiffeisen Bank

3-Mundësi për t’u bërë partner i RBI Group, me mundësi për t’u zgjeruar në 13 vende plus Austrinë

4-Inkubim dhe akselerim i programit nga Innovation Center Kosovo (ICK)

5-Program akselerimi dhe mentorim nga Innovative Albania.

Ky format Bootcamp ofroi mundësinë e zhvillimit të një produkti minimal të zbatueshëm (MVP) me ndihmën e ekspertëve të sistemit bankar. Bootcamp u ofroi startup-eve lokale një program arsimor, i cili do të shërbejë si një biletë hyrëse në botën e startup-eve.

Lexo: Takim miqësor me komunitetin e Inovacionit & Sipërmarrjes

Eventi final do të mbahet online, me mbështetjen e ICK – Innovation Centre Kosovo dhe New Media Communications dhe do të jetë i hapur për publikun që dëshiron ta ndjekë atë në Facebook Live.

Ekipet që do të prezantojnë janë:
RECA (Albania)
Quantix (Kosovo)
Shpërnda (Albania)
Smart Contract (Albania)
BITmetrics (Kosovo)
Hermex (Albania)
Finsition (Kosovo)
Payron (Kosovo)

Programi i përbashkët “Elevator Lab Kosovë & Shqipëri 2020” u zhvillua nga Raiffeisen Bank në Kosovë dhe Shqipëri për të dytin vit radhazi, duke sjellë si risi në këtë edicion prezantimin e formatit Bootcamp.

Edhe këtë vit, qëllimi i programit ishte t’i ofrojë komunitetit të fintech dhe startup në të dyja vendet mundësinë për të paraqitur ide si pjesë e këtij konkursi. Konkurrentët u përkasin fushave:

Retail (Retail Banking)

Korporatë (Corporate Banking)

Tregje Kapitale (Capital Markets)

dhe zgjidhje të tjera inovative bankare

Elevator Lab” është bërë tashmë akseleratori fintech më i madh në Europën Qendrore dhe Lindore. Prandaj, zbatimi i këtij programi edhe në Kosovë e Shqipëri paraqet një mundësi të veçantë për komunitetin fintech dhe startup që veprojnë në këto dy vende të konkurrojnë dhe të përfitojnë një përvojë të re duke bashkëpunuar me profesionistë të fushave të ndryshme bankare.

Deri më tani, kompanitë fituese të cilat kanë bashkëpunuar dhe kanë zhvilluar idetë e tyre si pjesë e programit “Elevator Lab” në Kosovë dhe Shqipëri janë: Symmetric, AR Vision, dhe AILend.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0