Në fillim, nuk kishte asgjë madhështore. Vetëm një djalë i ri, i apasionuar pas muzikës live, që ëndërronte të ishte sa më pranë saj. Paul Tollett nuk e dinte se kjo pasion i thjeshtë do ta çonte drejt krijimit të një prej festivaleve më të mëdha në botë.
Para se Coachella të bëhej ikonë globale, ai ishte thjesht një i ri që kërkonte vendin e tij në industri. La studimet dhe u fut në një kompani të vogël që merrej me organizimin e koncerteve. Ishte aty ku mësoi gjithçka nga afër: si ndërtohen eventet, si performojnë artistët dhe mbi të gjitha, si lidhen njerëzit me muzikën.
Por ajo që vuri re e shqetësoi. Eventet e mëdha ishin spektakolare në pamje, por shpesh bosh në ndjesi. Publiku ishte aty, por jo realisht i përfshirë. Ishte më shumë një shikim sesa një përjetim. Dhe pikërisht aty lindi ideja: festivalet mund të ishin diçka më e thellë.
Në vitin 1999, ai vendosi ta kthejë këtë ide në realitet dhe lançoi Coachella. Por fillimi ishte brutal. Viti i parë ishte një dështim i plotë financiar, me humbje që arritën rreth 650,000 dollarë. Për të mbajtur projektin gjallë, ai shiti shtëpinë dhe madje edhe makinën.
Shumica do të ishin ndalur aty. Por jo ai.
Lexo edhe:Mirënjohja si praktikë mendore, jo si klishe motivuese!
Në vend që të dorëzohej, ai e rindërtoi gjithçka nga e para. Çdo detaj u mendua me kujdes: cilësia e zërit, komoditeti i pjesëmarrësve, përzgjedhja e artistëve. Coachella nuk do të ishte thjesht një festival – do të ishte një përvojë.
Dhe kjo ndryshoi gjithçka.
Me kalimin e viteve, festivali nisi të rritej me ritme të shpejta. Artistë gjithnjë e më të mëdhenj, turma gjithnjë e më të mëdha dhe një ndikim kulturor që tejkalonte muzikën. Ajo që dikur ishte një eksperiment i rrezikshëm, u kthye në një skenë globale ku historia e muzikës shkruhet çdo vit.
Sot, Coachella gjeneron mbi 200 milionë dollarë në vit dhe është një fenomen që dominon kulturën pop, duke krijuar momente virale dhe duke mbledhur yje nga e gjithë bota.
Por ndoshta mësimi më i madh nuk është suksesi.
Është fakti që ndonjëherë, të humbasësh gjithçka mund të jetë pikërisht pika ku fillon të ndërtosh diçka që bota nuk do ta harrojë kurrë.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto