Start up-et për Inovacionin, hapet konsultimi publik për projektligjin e ri - Business Magazine Albania

Start up-et për Inovacionin, hapet konsultimi publik për projektligjin e ri

Start up

Një kuadër i ri ligjor që do të sjellë efekte pozitive dhe të menjëhershme për ato Ndërmarrje të Vogla e të Mesme që do të certifikohen dhe mbështeten si start up-e inovative.

Shqipëria do të mund të ketë për herë të parë një kuadër të plotë ligjor për funksionimin e start up-ve, si një nevojë dhe kërkesë gjithnjë në rritje që po vjen nga zhvillimi i tregjeve.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, së bashku me Ministrin e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi morën pjesë në takimin virtual për hapjen e konsultimit publik për kuadrin e ri ligjor që po hartohet për ngritjen, zhvillimin dhe krijimin e ekosistemeve të start up-ve në fushën e inovacionit.  Kjo është një përpjekje një vjeçare që vjen edhe si bashkëpunim me projektin EU – For Innovation, mbështetur nga Bashkimi Europian, GIZ dhe Ambasada Suedeze.

Nisma e Qeverisë Shqiptare vjen në mbështetje të zgjidhjes së problemeve që ka hasur ky sektor në përthithjen e investime të huaja, mungesën e zhvillimit të ekosistemeve, të një përkufizimi të saktë, të aksesit në financë, të lehtësive fiskale, të informacionit, bazës ligjore dhe aksesit në tregun vendas, rajoal dhe global.

Nga ana tjetër potenciali që ka për t’u zhvilluar bazuar tek interesi kryesisht i të rinjve, si dhe direktivat që vijnë nga BE-ja nxitën Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, si dhe me Ministrinë e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes për të nisur një proces për hartimin e një kuadri ligjor të plotë.

“Ky projektligj  ka për qëllim krijimin i një kuadri rregullator dhe institucional i cili mbështet dhe favorizon krijimin dhe zhvillimin e bizneseve të reja me potencial të lartë rritjeje, në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, të njohura botërisht si Startup-e Inovative, të cilat realizojnë ide, modele, produkte dhe procese të reja biznesi, të cilat sjellin risi dhe përmirësim të ndjeshëm në çdo fushë të ekonomisë”.

Projektligji gjithashtu synon të zbatojë rekomandimet e raport-progresit të Komisionit të Bashkimit Europian për Shqipërinë, për vitin 2019, i cili për sa i përket teknologjisë dhe inovacionit dhe Startup-eve përcakton se ekziston nevoja për të zhvilluar instrumente ligjore për t’i stimuluar.  Ai prek kryesisht ideatorët e një biznesi, bizneset e reja inovative, si dhe subjektet mbështetës, të përkufizuar si lehtësues, kryesisht inkubatorë dhe financues të start up-eve inovative”, tha Ministrja Denaj gjatë fjalës së saj.

Sipas saj, për të rinj, me kapacitete në fushën e teknologjike, inovacionit, programeve, softëare dhe IT, të cilët kanë ide biznesi do të ndihmohen për t’i shndërruar në ide biznesi ose për t’i çuar ato përpara.

Lexo: Njih nevojat e përdoruesit! Këshilla e mentorëve gjatë Bootcamp Weekend të Elevator Lab

“Në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo, këto subjekte dhe mjedisi i biznesit do të përfitojnë nga ngritja e një ekosistemi të favorshëm, hyrja e aktorëve të rinj mbështetës dhe efektet pozitive në treg që derivojnë nga zbatimi në praktikë, zbatimi i modeleve të reja të biznesit, zhvillimi ekonomik, rritja e vazhdueshme dhe punësimi.

Kuadri i ri ligjor do të ketë efekte pozitive, direkte dhe të menjëhershme për ato ndërmarrje të vogla e të mesme që do të certifikohen dhe mbështeten si start up-e inovative. Për shmangien e ndikimeve negative mbi konkurrencën dhe deformimit të tregut, mbështetja do të jepet në përputhje me legjislacionin për ndihmën shtetërore dhe vetëm pas miratimit nga strukturat përgjegjëse”, tha Ministrja Denaj.

Ajo gjithashtu falënderoi donatorët që kanë dhënë një ndihmë të çmuar sa i përket zhvillimit të këtij sektori ende në faza të para të zhvillimit. Falë kësaj mbështetjeje mbi 150 start up-e shqiptare kanë zhvilluar kapacitetet e tyre, si brenda dhe jashtë vendit nga BE-ja përmes Fondit të Sfidës së Inovacionit. Gjithashtu janë shpërndarë 23 grante për start up dhe 4 për Organizata Mbështetëse të Inovacionit (ISOs) në thirrjen e parë dhe të dytë të nisur që në vitin 2019.

Këto dhe të tjera zhvillime kanë dhënë efekte pozitive dhe si rrjedhim Shqipëria lëvizi 13 vende në renditjen ndërkombëtare të ekosistemit sipas raportit të StartupBlink.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0