Njih nevojat e përdoruesit! Këshilla e mentorëve gjatë Bootcamp Weekend të Elevator Lab - Business Magazine Albania

Njih nevojat e përdoruesit! Këshilla e mentorëve gjatë Bootcamp Weekend të Elevator Lab

Elevator Lab ka hyrë në fazën e tij më aktive. Fundjavën e kaluar u zhvillua Bootcamp Weekend, ku startup-et dhe mentorët punuan së bashku.

Gjatë këtyre dy ditëve të takimeve online pati një prezantim të mentorëve dhe ideve të biznesit. Pjesëmarrësit folën për njohjet bazë të industrisë Fintech, punuan me modelin e financave dhe biznesit. Në këtë përiudhë pati sesione të ndryshme në  Growth Hacking, Lean Canvas, Marketing Tactics & Strategy, Investment Assessment, dhe shumë të tjera.

Max Schausberger, përfaqësues i Elevator Ventures, prezantoi projektit Elevator Lab, vizionin dhe qëllimin që ky projekt ka për të nxitur startup-et që të marrin formën e bizneseve të konsoliduara. “Nuk është e lehtë të gjesh një kompani fintech”,- tha Max, duke theksuar rëndësinë që kanë këto kompani në përmirësimin e sistemeve bankare dhe në shërbimin e përmirësuar ndaj klientit, përmes inovacionit.

Ai prezantoi historitë e projekteve që tashmë janë kthyer në një sukses pas bashkëpunimit me Raiffeisen dhe pas kryerjes së investimeve të vazhdueshme.

Por cilat janë kërkesat bazë që një produkt fintech të përdoret si projekt pilot nga Raiffeisen Bank?

Përfaqësuesit theksuan se nuk është e pamundur, por duhet një përgatitje e madhe. Është e nevojshme të kesh një skuadër të mirë, burime të mjaftueshme, të kesh një produkt, i cili edhe pse jo 100% i gatshëm, të jetë funksional,- u përgjigj Max.

Aleks Petkov, Innovation Coach, është një nga mbështetëset e sipërmarrësve në realizimin e ideve të tyre.

Lexo: Genti Zotaj: Implementimi ka më shumë vlerë së idetë

Gjatë prezantimit të saj për startup-et, ajo theksoi se si të zbulojnë një problem dhe se si të krijojnë një MVP, bazuar në zgjidhjen e problemit dhe si ta zhvillojnë atë për ta kthyer në një produkt që t’u shërbejë nevojave të klientit.

“Duhet të gjeni se përse jeni të duhurit për të zgjidhur një problem të caktuar dhe askush tjetër nuk mund ta bëjë. Cilat janë ato cilësi që ju si skuadër keni dhe të tjerët nuk i kanë. Për këtë ju mund të pyesni edhe mentorët tuaj që ata t’ju ndihmojnë në gjetjen e “secret sauce” që keni”,- tha Aleks.

Alex ndau eksperiencën në sipërmarrje, duke treguar vështirësitë që kishte hasur gjatë implementimit të idesë. “Është e vështirë të mos bini në dashuri me idenë tuaj, por ju do të humbisni më shumë nëse zgjidhni këtë rrugë”,-tha Aleks.

Mes pyetjeve të pjesmarrësve ishte implementimi dhe përhapja/përdorimi që do të ketë produkti. Agon Kabashi dhe Aleks Petkov sugjeruan “Start Small and Think Big”. Kjo nënkupton se të gjithë duhet të mendojnë, jo vetëm për tregun lokal, por për atë global. Programi Elevator LAB do t’i ndihmojë për ta zgjeruar tregun dhe do t’i japë mundësinë që t’i shërbejnë një tregu më të madh.

Gjatë prezantimit, mentorët theksuan se në ndërtimin e platformës sipërmarrësit duket të kenë parasysh përdoruesin. Intervistimi dhe marrja e informacioneve prej tyre është bazë për ndërtimin e një produkti të suksesshëm.

Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të vijojnë me fazat e tjera të Elevator Lab.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #33 - Nëntor 2023

Numri 33 i revistës tonë, i cili me krenari mund të quhet “Revista e Personazheve.” Në këtë numër, jemi fokusuar në trajtimin e personaliteteve të shquara në fusha të ndryshme, brenda dhe jashtë kufijve të vendit tonë.

Dinamika e emigracionit ka bërë që shqiptarët të kontribuojnë në mënyra të ndryshme në vende të shumta të botës, duke ruajtur gjithmonë lidhjen me atdhen. Numri ynë i ri shpalos ngjarjet dhe angazhimet e tyre, duke sjellë në fokus dinamikën e tyre në ekonominë globale.

Në faqet e revistës, do të njiheni me personalitete të rëndësishme si Drita Ivanaj, e cila me fondacionin e saj ndihmon në avancimin e arsimit dhe kulturës. Gjithashtu, do të përfshihemi në misionin e dr. Skënder Myrtezanit dhe anëtarëve të Vatra Queens, New York, për kthimin e eshtrave të At Fan Nolit në Shqipëri.

Marjana Koçeku, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0