EasyPay zgjidhet ndër tre kompanitë më të mira financiare në Europë në FI - Business Magazine Albania

EasyPay zgjidhet ndër tre kompanitë më të mira financiare në Europë në FI


EasyPay Albania zgjidhet ndër tre kompanitë më të mira të Europës për Financial Inclusion në konkursin ndërkombëtar ‘‘European FinTech Awards’’. European FinTech Awards është festivali më preztigjoz për kompanitë financiare teknologjike në kontinent, e thënë ndryshe, njësoj si çmimet Oscar për kinematografinë.

Lexoni: EasyPay po eksploron mënyra të reja për të revolucionarizuar pagesat elektronike dhe transfertat e parave në Shqipëri

Pas një fushate e cila përfshiu shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, por jo vetëm, EasyPay arriti të kryesonte në Top 5 në renditjen e votimeve online në Europë, dhe në Top 3 Kompanitë më të mira për Financial Inclusion bazuar në votimet online që mbanin 25% të peshës dhe 75% nga vendimi i jurisë.

Juria e European Fintech Awards përbëhet nga ajka e sektorit financiar në botë, ku përfshihen drejtues të Citi Bank, BNP Paribas, European Commission, HSBC, VolksBank, Uber, Lloyds Banking Group, Unicredit Group, Allianz Group etj.

Ceremonia e ndarjes se çmimeve do të zhvillohet në Bruksel në datë 27 Shtator, ku EasyPay ka akses VIP gjatë ceremonisë por edhe në konferencën paraprake që do të zhvillohet me partnerë dhe investitorë ndërkombëtarë në date 26. Partnerë ndërkombëtarë pjesëmarrës në konferencë dhe ceremoni janë institucione të shquara si Intellect, Societe Generale, Birdee, B Hive, Microsoft, Deloitte, Mastercard, UBS, Barclays, Santander, European Parliament, Bitcoinist.net etj.

Lexoni: EasyPay nominohet në European Fintech Awards 2017, si një nga kompanitë më të mira financiare

Ky eveniment do të jete kyç në fillimin e zgjerimit të aktivitetit EasyPay përtej kufijve, si edhe në njohjen për herë të parë të Shqiperisë në fushën e inovacionit në nivel nderkombëtar, çka pritet të tërheqë investitorë të huaj për FinTech në vend.

Për më tepër informacion mbi European FinTech Awards dhe kompanitë e përzgjedhura, ndiqni linkun bit.ly/EftaTop3

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0