EasyPay nominohet në European Fintech Awards 2017, si një nga kompanitë më të mira financiare - Business Magazine Albania

EasyPay nominohet në European Fintech Awards 2017, si një nga kompanitë më të mira financiare


European Fintech Awards është një festival ndërkombëtar ku marrin pjesë kompanitë më inovatore dhe revolucionare në Europë, ndër të cilat këtë vit është edhe EasyPay. Ajo ështe gjithashtu kompania e parë shqiptare, e nominuar në një kompeticion kaq prestigjoz.

Për të bërë që EasyPay të jetë një nga fituesit dhe për të përfaqësuar Shqipërine denjësisht, duhet të mbledhim sa me shume vota. Linku për të votuar është: bit.ly/VotoEasyPay

Lexo: EasyPay vazhdon të sjellë risi në tregun shqiptar të pagesave

Për të votuar ka disa kushte pasi duhet të shkruani arsye të bindshme (në anglisht) pse jeni duke votuar për EasyPay si përshembull:

a. Shmang radhët e gjata

b. Është shumë e lehtë si procedurë, vetëm me një klikim

c. Ju kursen kohë

d. E aksesueshme edhe në zonat rurale, etj

Lexo: EasyPay po eksploron mënyra të reja për të revolucionarizuar pagesat elektronike dhe transfertat e parave në Shqipëri

Ftoni të gjithë miqtë, familjarët, kolegët të votojnë për EasyPay duke i dhënë instruksionet e mësipërme. Mos harroni të konfirmoni link-un e verifikimit që do t’ju vijë në email dhe të bëni share votën tuaj në rrjetet sociale në mënyrë që të gjithë bashkë të krijojmë një efekt viral.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0