E vërteta tronditëse rreth pabarazisë - Business Magazine Albania

E vërteta tronditëse rreth pabarazisë


Çdo Janar në resortin zvicerian malor Davos mblidhen elitat politike dhe të biznesit për Takimin Vjetor të Forumit Ekonomik Botëror. Pyetja që ngrihet është se si duket dhe sillet një miliarder. Shumica thonë se ata kanë lindur me fat. Me fat që janë meshkuj – 9 nga 10 miliarderë janë meshkuj; me fat që kanë lindur në një familje të pasur – një e treta e pasurisë së miliarderëve është si rezultat i trashëgimisë, me fat që kanë marrë një arsimim të mirë në një botë ku 262 milionë fëmijë nuk shkojnë në shkollë.

Davos është një mundësi për të analizuar krizën e pabarazisë ekstreme.
Raportet mbi pabarazisë kanë shënuar rritje gjatë viteve të fundit. Raporti më i fundit, “Pasuria Private ose Mallrat Publike”, tregon se pasuria e miliarderëve të botës u rrit me 12% ose 2.5 miliardë dollarë në ditë vitin e kaluar. Një miliarder i ri krijohej çdo dy ditë midis 2017 dhe 2018.

Lexoni: 11 libra për të ardhmen e njerëzimit që të gjithë duhet të lexojnë

Ndërkohë, gjysma më e varfër e njerëzimit, 3.8 miliardë njerëz, panë pasurinë e tyre të tkurrej me 11%. Vetëm gjysma e popullsisë në botë rron me më pak se 5.50 dollarë në ditë – një tarifë shkollore ose një faturë mjekësore larg nga rënia në varfëri ekstreme.

Ndërsa puna e grave është shtylla e ekonomive tona, ato nuk shohin përfitime. Në nivel global burrat fitojnë 23% më shumë se gratë dhe kanë 50% më shumë pasuri. Ky hendek ekstrem dhe në rritje mes të pasurve dhe të varfërve nuk është rastësi. Është rezultat i vendimeve të politikave të bëra nga qeveritë. Vendimet për mënyrën se si qeveritë ngrenë dhe shpenzojnë taksat tona.

Konsideroni se si taksat janë ulur apo eleminuar në shumë vende të pasura dhe zbatohen pak në vendet e varfëra. Vetëm katër cent në çdo dollar të të ardhurave tatimore të grumbulluara në nivel global erdhën nga taksat mbi pasurinë, si trashëgimi apo prona në vitin 2015.

Konsideroni se si normat e taksave për individë dhe korporata të pasura janë shkurtuar në mënyrë dramatike. Miliarderët paguajnë tarifa më të ulëta se sekretarët e tyre. Në disa vende, si Brazili, 10% e të varfërve të shoqërisë po paguajnë një përqindje më të lartë të të ardhurave të tyre në taksë sesa 10% e më të pasurve.

Qeveritë kur nuk arrijnë të pengojnë zvogëlimin e taksave, lënë korporatat e pasura dhe individët të fusin në xhep miliarda nga taksat e papaguara. Vendet e varfra humbasin rreth 170 miliardë dollarë në vit si rezultat i zvogëlimit të taksave nga individët dhe korporatat e pasura.

Lexoni: Në këtë vend është e jashtëligjshme të paguash gratë më pak se burrat

Në të njëjtën kohë, qeveritë për shkak të mungesës së fondeve po lejojnë që shërbimet publike jetike siç janë kujdesi shëndetësor dhe arsimi t’u jepen kompanive private që përjashtojnë më të varfërit. Këto shërbime shërbejnë si themele mbi të cilat njerëzit mund të dalin nga varfëria dhe po largohen nga njerëzit e zakonshëm.

Pasojat e këtyre vendimeve të politikave janë të lidhura me jetën e miliona njerëzve në mbarë globin, duke përfshirë 10,000 njerëz që vdesin çdo ditë për mungesën e kujdesit shëndetësor.

Gjithmonë, gratë dhe vajzat janë më të prekura. Në vende si Uganda femrat detyrohen të lënë shkollën kur paratë mungojnë që të paguhen taksat apo shpenzojnë orë të panumërta duke u kujdesur për fëmijët, të sëmurët dhe të moshuarit kur shërbimet publike dështojnë.

Njerëzimi nuk mund të jetojë me këtë. Dhe ne nuk duhet të jetojmë me këtë. Politikat qeveritare krijuan këtë krizë – ata mund ta zgjidhin atë duke siguruar korporatat dhe individët e pasur të paguajnë pjesën e tyre të drejtë të taksave dhe duke investuar këto para në kujdesin shëndetësor falas dhe arsimin për të gjithë.

Ne e dimë që kjo është e mundur. Kur qeveria e Ganës hoqi taksat për shkollën e mesme në Shtator të 2017, dolën 90,000 studentë më shumë nga dyert e shkollës.

Ne e dimë se një ndryshim i vogël mund të vlejë shumë. Një rritje e vogël prej 0.5 % në tatimin mbi pasurinë e 1% të të pasurve mund të rriste edukimin dhe kujdesin shëndetësor.

Lexoni: Nuk është vetëm Google – shumë kompani po luftojnë me diversitetin në vendin e punës

Këto ide nuk janë ekstreme, ato janë një kuptim i përbashkët. Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar është duke folur për taksat e pasurisë dhe thotë se normat më të larta të tatimit mbi të ardhurat do të ndihmonin në uljen e pabarazisë pa ndikuar keq për rritjen ekonomike.

Këto janë të drejtat themelore të të gjithë njerëzve dhe themeli për shoqëritë e qëndrueshme dhe ekonomitë e forta. Ky është mesazhi që do të përcillet në Davos këtë javë.

burimi: weforum

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0