Doni të dini nga e ka “origjinën” moda juaj?

Doni të dini nga e ka “origjinën” moda juaj? Ja çfarë aplikacioni ju vjen në ndihmë


Ju mund ta dini për shembull se po konsumoni produkte ferme ose bio, por a mund ta merrni vesh se si prodhohen sandalet tuaja nga ana etike? Një aplikacion nga Australia ju vjen në ndihmë për këtë.

Lançuar falas në Android dhe iOS, Good On You i ndihmon blerësit të kuptojnë më shumë rreth standardeve të mbrojtjes së mjedisit, të punonjësve dhe kafshëve nga markat që “konsumojnë” duke i mbajtuar ata më mirë të informuar rreth blerjeve që bëjnë.

Ndërgjegjësimi rreth atyre praktikave të biznesit që lidhen me problematikat e industrisë së modës është rritur shumë kohët e fundit, veçanërisht pas incidentit të shembjes së një fabrike veshjesh në Bangladesh në 2013-ën, e cila rezultoi fatale me vdekjen e 1,100 punonjësve.

Megjithatë shumë nga artikujt që konsumojmë në jetën e përditshme janë problematikë, po pse fokusi të jetë mbi industrinë e veshjeve? “Moda është një industri e cila ka një impakt të madh mbi mjedisin, të drejtat e punëtorëve dhe kafshëve, dhe thuhet të jetë indutria e dytë më ndotëse në planet,” ka thënë CEO dhe themeluesi i kompanisë për Mashable Australia, Gordon Renouf.

Stafi i Good On You ka vëzhguar më shumë se 3,000 marka të veshjeve, këpucëve dhe aksesorëve të themeluara në 100 qendrat më të mira tregtare në Australi, thotë Renouf dhe ka siguruar deri më tani vlerësime për 30% të këtyre markave gjithsej, duke shpresuar se në të ardhmen do ta rrisë këtë përqindje.

Kërkoni për një markë në aplikacion dhe Good On You do t’ju tregojë një renditje të markës duke u bazuar në 5 vlerësime të mundshme, që përfshijnë “shkëlqyer”, “mirë”, “fillim i mirë”, “jo mjaftueshëm” dhe “e shmangshme”. Aplikacioni ju jep informacion rreth vendndodhjes më të afërt për këto brande, dhe lejon përdoruesit të personalizojnë preferencat e tyre etike në mënyrë që t’u rekomandojnë atyre brande që u shkojnë më shumë për shtat interesave të tyre.

Good-on-You-aplikacion mbi origjinën e veshjeve-businessmag

Për lançim, kompania zgjodhi disa nga markat më popullore australiane për të vlerësuar duke përfshirë Witchery, Country Road, Zara dhe Sportsgirl. Në Good On You, H&M për shembull, vlerësohet “fillim i mirë” duke u bazuar në veprimtarinë e ngadaltë të firmës përsa i përket mbrojtjes së punonjësve dhe për përdorimin e lëkurës pa deklarimin e burimit të prejardhjes së saj. Marka australiane për veshjet e plazhit Jets vlerësohet “e mirë” sepse është e çertifikua nga Kodi i Etikës së Veshjeve në Australi pasi nuk përdor produkte kafshësh.

Aplikacioni e vlerëson Nike “fillim i mirë” dhe Dunlop dhe Londsale me “jo mjaftueshëm”. Renouf thotë se Russell Athletic është “pak më mirë se të tjerat,” me një vlerësim “mirë”.

“Ka gjithmonë e më shumë marka etike që mund t’i blesh vetëm online,” ka shtuar Renouff.

Për të dhënë vlerësimet e saj, Good On You mbështetet në informacionin që është i disponueshëm publikisht. Kompania fillon me akreditimet dhe çertifikimet që një markë merr nga palë të treta si çertifikata Fairtrade dhe Standardi i Tekstileve Globale Organike (Global Organic Textile Standard). Ajo merr gjithashtu në konsideratë nëse markat kanë nënshkruar marrëveshje vullnetare mbi tregtinë dhe çështjet e mjedisit, si ajo Bangladesh Accord on Fire and Building Safety.

Në të ardhmen, ajo mund të konsiderojë gjithashtu nëse markat do të kenë një impakt social pozitiv si brandet “një për një” të cilat bëjnë donacione bazuar në shitjet si markat e këpucëve Toms ose kompania e syzeve Warby Parker, gjithashtu edhe transparencën brenda korporatës.

“Marifeti ynë synon që t’ju kursejë ju kohë…duke jua shërbyer juve të gjitha në një vend,” thotë Renouf. “Qëllimi ynë është të jemi të dobishëm për blerësit në rang të gjerë.”

Aplikacioni është falas, kështu që Good On You po kërkon për fonde për të rritur kërkimet e saj. Gjithashtu do të lejojë shitës të caktuar që të paguajnë për të promovuar markën e tyre në platformë, por vetëm nëse këto të fundit janë të vlerësuara me “shkëlqyer” ose “mirë” nga platforma.

Rankimi i markave të modës është vetëm fillimi, gjithsesi. Good On You do të jetë e gatshme që të përfshijë në vlerësimet e veta edhe produktet kozmetike dhe të kujdesit personal nga viti tjetër, ka thënë Renouf, dhe më pas edhe pajisjet elektroshtëpiake dhe elektronike. Shumë brande të modës janë të pranishme në të gjithë globin, kështu që Renouf nuk mendon se do të jetë e vështirë për platformën Good On You për të t’u bërë një burim ndërkombëtar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0