Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, një trajnim për Vlerësimin e Performancës

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, një trajnim për Vlerësimin e Performancës


Në datën 22 nëntor, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë do të zhvillojnë trajnimin lidhur e “Vlerësimin e Performancës”. Ky trajnim është një modul 8-12-orësh interaktiviteti grupi në seminar dhe 12-orë interaktivitet one-to-one online me slot-e të personalizuara, sipas kërkesave gjatë muajit pasardhës.

Fushat ku do të fokusohet janë:

  • Sistemi Menaxhimit të Performancës (SMP) Parimet , procedurat e vlerësimit
  • Krijimi i një procesi të vlerësimit të punës
  • Kriteret e suksesit, proceset, mosdakortësia
  • Lidhja e Performancës me shpërblimin/ format dhe procedurat
  • Zinxhiri i Vlerësimit, hallkat, përgjegjësitë dhe rolet e drejtuesve(pronareve), e Burimeve Njerëzore dhe punonjësve
  • Burimet Njerëzore dhe Performanca (sistemi i vlerësimit të punës)
  • Cikli i Performancës / punës

Kush mund të marrë pjesë?

  1. Menaxherët, specialistët dhe kushdo në kompani që kryen funksionin e Burimeve Njerëzore
  2. Të punësuar të tjerë të cilët aspirojnë të përparojnë në karrierën e tyre në manaxhim të kompanisë, duke fituar njohuri funksionale të menaxhimit të Burimeve Njerëzore.
  3. Të papunësuar të cilët aspirojnë të futen në punë në manaxhimin e Burimeve Njerëzore

Lexo: Menaxhimi i rrjeteve sociale, përfundon trajnimi i parë

Objektivat

Objektivat mësimore të këtij kursi janë që t’u japë pjesëmarrësve mundësinë:

  • Të marrin aftësitë, shprehitë e dizenjimit, e sistemit të vlerësimit të punës, si sistem kyç e mbështetës për rritjen e efektivitetit të kapitalit njerëzor në biznes, etj.
  • Të pajisen me instrumente, mjete specifike dhe praktike në miniaturë, të çdo situate të shpjeguar gjatë seminareve;

Niveli i kërkuar i përkushtimit: 

  • Drejtuesit aktuale të BNJ në një nivel të përparuar të cilët mund të duan t’a marrin gjithë paketën e trajnimeve të BNj si ToT
  • Kandidatët pjesëmarrës duhet të sigurojnë që do të ndjekin seminarin e plotë (dmth 8-12 ore total)
  • Kandidatët-staf që nuk janë në nivelin e vendimarrjes në biznes, të kenë miratimin e drejtuesit të tyre
  • Kandidatët – aspirantë për të hyrë në Burimet Njerëzore, të kenë patjetër një shkollim të përgjithshëme jo më poshtë se niveli Bachelor;

ZHVILLIMI I KURSIT
Pjesëmarrja është e limituar. Në këtë modul përfshihen forma pune interaktive të leksionit alternativ, konsultës së drejtpërdrejtë personale, (vetë)testimit online dhe të drejtpërdrejtë; punës në grup (dhe/ose në lidhje me stafin përkatës në degë), sesione coaching gjatë takimit trajnues dhe mbështetje online (një muaj) pas takimit trajnues përgjatë zbatimit të planit personal zhvillues, të dalë nga trajnimi. Angazhimi i shpeshtë në “role play” do të reflektojë detyra specifike në situata reale të biznesit.
Ky trajnim përbën një Plan Veprimi Zhvillues për çdo pjesëmarrës të targetuar, të mundësojnë sjelljen e ndryshimit konkret e të matshëm në manaxhimin e Burimeve Njerëzore në biznesin nga vjen kandidati, duke synuar rritjen e efikasitetit të kandidatit dhe pasurimin e biznesit me dokumentat bazike strukturore të Burimeve Njerëzore. Koha e trajnimeve është shumë intensive, me përqëndrim të plotë si dhe dëfryese njëkohësisht.

Lektori
Ph.D. Elida Motro-Iljazi [ është CEO dhe themeluese e kompanisë “EMI Coaching and Consulting”, ( www.emi-cc.com) një firmë e angazhuar për përmirësimin e performancës së individëve dhe skuadrave në tregun e punës. Elida ka fituar Certifikatën-Master nga Cornell University në New York për Studimet për Burime Njerëzore. Mban një Master në Marketing në Universitetin Ekonomik të Tiranës dhe një diplomë nga Universiteti i Tiranës. Në 2016-2017 ajo ka qenë lektore dhe pikë kontakti për Shqipërinë për programin ndërkombëtar të qeverisë suedeze për zhvillimin e sektorit privat dhe atij publik, program i iniciuar e zbatuar prej 15 vitesh nga SIDA, SIPU e JARSKOG KONSULT.  Elida sjell më shumë se 25 vjet përvojë në trajnim, konsultim, drejtim Burimesh Njerëzore, dhe përvojë menaxhuese në një gamë të gjerë industrish, organizatash dhe sektorësh. Ekspertiza e Elidës përfshin një sërë temash, me një fokus të veçantë në programet strategjike, në zhvillimin e biznesit dhe menaxhimit të performancës së njerëzve.

Përveç viteve të menaxhimit të drejtpërdrejtë të dy bizneseve të saj, Elida ka shërbyer si Drejtore e Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe të Përgjegjësisë së Koorporatës në një institucion ndërkombëtar mikrofinanciar. Në këtë rol, Elida ka projektuar dhe drejtuar të gjitha aspektet e zgjerimit të kompanisë, prej 80 të punësuarve në 350, në një hapësirë ​​prej pesë vitesh me rradhë. Përvoja shumë të përdorshme në zhvillimin dhe konsulencen për menaxherët dhe drejtuesit e bizneseve të ndryshme, duke fokusuar kthimin e investimit në njerëz dhe në profesionistët e Burimeve Njerëzore. Elida ndan përvojë gjithashtu si profesore e jashtme në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik për Degën e Marketingut në këtë Universitet, ku ajo ka dhënë leksione për International Business, Studim tregu, dhe Marketing të Shërbimeve.

Lexo: Trajnim: “Aftësitë e Sipërmarrjes, Menaxhimit dhe Zhvillimit të një Biznesi të Suksesshëm”

Elida ofron shërbime këshilluese në tregun ndërkombëtar dhe rajonal në fushën e Menaxhimit Strategjik të Stafit të lartë, zgjedhjen e zhvillimin në punë të personelit të lartë e të mesëm dhe programe specifike për burimet njerëzore, si zhvillim të aftësive intervistuese, të mbajtjes së stafit, konsultime në karrierë, matricen e kthimit të investimit të burimeve njerëzore, në komunikim, dhe ngritjen e efektivitetit të forcës së punës, dhe rritjes së diversitetit. Elida është ligjëruese publike dinamike dhe ka folur në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare për çështje të drejtimit të biznesit dhe të burimeve njerëzore. Ajo ofron shërbimet e saj vullnetarisht në shtëpitë e fëmijës shkollore shtetërore, në fshatrat SOS si dhe mbështet të pastrehët e moshuar që banojnë në strehimore te drejtuara nga shteti.

Pagesa
Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 60 Euro. Për anetarësine e DHTIT ky trajnim kushton 20% më pak nga vlera standarte. Afati i fundit për të aplikuar është data 18 nëntor 2019.
Për t’u regjistruar, plotësoni formularin e aplikimit ==> https://goo.gl/forms/NBaMwdiJQppqnOWu2

Kontakt: Ornela Sulce

Tel: +355 (0) 45800334

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0