Trajnim: “Aftësitë e Sipërmarrjes, Menaxhimit dhe Zhvillimit të një Biznesi të Suksesshëm”


Pas përfundimit me sukses trajnimi “Aftësitë e Sipërmarrjes, Menaxhimit dhe Zhvillimit të një Biznesi të Suksesshëm”, rikthehet në datën 17 Shtator 2019.

Ky trajnim interaktiv do t’ju mësojë dhe zhvillojë aftësitë sipërmarrëse, menaxheriale dhe të marketingut, duke pasur parasysh trendet e fundit, të aplikuara në kompanitë më të suksesshme perëndimore, të vendosura në kontekstin ekonomik shqiptar.

  • Kohëzgjatja e Trajnimit: 1 muaj, i përbërë nga 8 seanca (2 herë në javë, të Martën dhe të Enjten, ora 18:30-20:30)
  • Trajnimi fillon në datën 17 Shtator 2019.
  • Vendodhja: Tek ETC (European Trade Center), pas Piramidës.
  • Tarifa e Trajnimit 199 Euro – nëse pagesa kryhet menjëherë 180 Euro.
  • Të gjithë pjesëmarrësit në trajnim do të pajisen me certifikatë.

Për t’u bërë pjesë e trajnimit, dërgoni një email në [email protected] ose [email protected], ose mund të dergoni sms në +355 69 2020558.

Përshkrimi i Trajnimit

Objektivi:

Si të krijojmë të ardhmen që duam? Si të bëhemi ata që duam të jemi? Identifikimi i talentit dhe vokacionit profesional (që shpeshherë qëndron i fjetur) duke e matur veten me objektiva konkrete dhe të shtrirë në kohë, në përputhje me një vizion të qartë profesional.

Ndryshimi i mentalitetit, zhvillimi i një mentaliteti fitues, përshtatja e tij me sfidat e sipërmarrjes dhe menaxhimit.

Nëpërmjet një bashkëbisedimi dhe trajnimi interaktiv, duke analizuar shembuj konkretë nga kompani të suksesshme shqiptare dhe të huaja, do të mund të zhvillohen metodat më të reja teorike dhe praktike, të menaxhimit krijues dhe inovativ dhe do të mund të trajtojmë, të diskutojmë të gjitha PSE-të dhe kufizimet që hasin të trajnuarit, gjatë ushtrimit të profesionit të tyre.

Në fund të trajnimit, të trajnuarit do të zhvillojnë një mënyrë të re të të parit të marrëdhënieve të punës dhe profesionit, të rezultatit, duke e identifikuar këtë me një fillim të ri në rrugëtimin e tyre profesional.

Për kë është i përshtatshëm ky trajnim?

• Për sipërmarrësit e fushave të ndryshme të biznesit, duke përfshirë edhe krijuesit e startup-ve.
• CEO-t, Menaxherët dhe Drejtuesit e Profesioneve të lira.
• Per menaxheret dhe ata qe duan te nisin rrugetimin fushen e biznesit
• Veçanerisht ata që duan të zhvillojnë aftësitë sipërmarrëse dhe menaxheriale në menyrë që të ndryshojnë rrënjësisht mentalitetin, të rrisin në mënyrë të ndjeshme pritshmëritë duke maksimalizuar arritjet e tyre. Studentët e Masterit dhe ata që kanë mbaruar Masterin.

Temat e Trajnimit:

Tema 1: Si të identifikojmë ëndrrën profesionale, talentin. Rrugëtimi i ëndrrës drejt parasë. Rëndësia e Mentorimit. Shembujt e suksesit sot në botë në fushën e Sipërmarrjes dhe Menaxhimit. Implementimi në sipërmarrjet shqiptare.

Tema 2: Identifikimi, njohja dhe zhvillimi i aftësive sipërmarrëse. Vendimarrja në kushtet e riskut dhe pasigurisë, si zakoni më i rëndësishëm për të patur sukses. Fuqia dhe Teoritë e Motivimit.

Tema 3: Funksionet bazë të menaxhimit. Roli i aftësisë sipërmarrëse si një funksion i pestë. Faktorët bazë të prodhimit. Kush është sipërmarrësi i së ardhmes? Pse 1% e njerëzve kanë sukses? Cilat janë hapat dhe veprimet që duhet të bëjmë, për të patur sukses?

Tema 4: Si të ndërtojmë një sipërmarrje të suksesshme? Rëndësia që ka teknologjia dhe rrjetëzimi. Si të krijojmë dhe të përshtatemi me klimën krijuese sipërmarrëse dhe menaxheriale? Lidershipi dhe llojet e tij. Si të ndërtojmë një lidership të suksesshëm? Analiza e lidershipeve më të suksesshëm sot në botën e biznesit dhe zbatimi i tij në kontekstin e biznesit shqiptar.

Tema 5: Si ta vlerësojmë dhe ndërtojmë një plan biznesi? Parimi 80/20 i Paretos. Menaxhimi strategjik i biznesit. Ndërtimi i një strategjie fituese biznesi. Strategjia e marketingut, strategjia e marketingut dixhital.

Tema 6: Aftësia shitëse, aftësia më e shpërblyer sot në botën e biznesit. Elementët e saj. Inovacioni dhe Marketingu, dy shinat në të cilat ecën biznesi sot. Zakonet që duhet të ndjekë gjithsecili për të qenë i suksesshëm. Analiza e të gjitha hapave që nevojiten të ndjekë një menaxher dhe sipërmarrës i suksesshëm.

Metodologjia:

Do të sillet menaxhimi në tre dimesionet e tij, 1- Shkencë, 2- Praktikë dhe 3- Art, duke bërë të mundur të interpretohen aftësitë sipërmarrëse dhe menaxhuese deri në 95%. Do të sillen në fokus trajnerët kryesorë sot në botë, të motivimit dhe suksesit.

Temat e leksioneve do të vendosen në kontekstin e kompanive të të trajnuarve, në mënyrë që të maksimalizohet rezultati. Trajnimi për Sipërmarresit, CEO-t, Menaxherët rajonalë, Profesionet e lira, do të identifikojë dhe zhvillojë nga njëra anë strategjitë dhe platformat e përbashkëta dhe nga ana tjetër sfidat dhe specifikat konkrete.

Trajnuesit: Afrim Osmani dhe Renato Civili

Afrim Osmani MBA-Ing

  • Lektor në lëndët: Menaxhim Biznesi, Menaxhim i Burimeve Njerëzore dhe Menaxhim i Inovacioneve, në Kolegjin Universitar “Luarasi”
  • Drejtor i Qendrës së parë të Biznesit në Shqipëri – VEVE Business Center
  • Krijues & CEO i Tirana Solar Energy, kompani që zhvillon aktivitetin në fushën Energjisë diellore.
  • Krijues dhe drejtues i programit në Radio Tirana “Mentori i Suksesit”

Renato Civili, MBA

Renato Civili konsulent në fushën e marketingut dixhital, zhvillimit dhe menaxhimit të biznesit. Ka eksperiencë mbi 12 vite në fushën e marketingut dhe shitjeve në kompani të ndryshme, si në: agjenci ndërkombëtare marketingu dixhitale, kompani konsulence biznesi, teknologjisë dhe agjenci ndërkombëtare imobiliare.

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale