Defekti global kibernetik, Microsoft: Sa kompjuter u prekën në të gjithë botën? - Business Magazine Albania

Defekti global kibernetik, Microsoft: Sa kompjuter u prekën në të gjithë botën?

Gjiganti Microsoft vlerëson se 8.5 milionë kompjuterë në gjithë botën janë përballur me probleme kibernetike në ditët e fundit.

Kjo është shifra e parë që tregon për seriozitetin e incidentit, dhe ka sugjerime që mund të ketë qenë incidenti më i keq kibernetike në histori.

Kaosi është shkaktuar për shkak se kompania për siguri kibernetike, Crowdstrike, e ka bërë një gabim në përditësim të sistemit dhe për pasojë kanë ndaluar së funksionuari banka, hekurudha, marke si dhe kosi nw aeroporte në SHBA, Autrali, Eurpoë, Indi e Azi. Zëvendëspresidenti i Microsoftit, David Weston, ka thënë se shifra prej 8.5 milionë pajisjeve është më pak se 1 për qind e të gjitha pajisjeve Windows në botë.

Ky gjigant teknologjik ka thënë se incidenti ka vënë në pah rëndësinë që kompanitë sikurse Crowstrike të bëjnë kontrolle të vazhdueshme nëpër proceset e përditësimit, para se t’i lëshojnë në publik.

Kaosi i madh që është shkaktuar ka rritur ndërkohë paralajmërimet nga ekspertët që, hakerët mund të shfrytëzojnë këtë mundësi për të bërë probleme.

Shefi i kompanisë Crowdstrike, George Kurtz, i ka inkurajuar klientët që të sigurohen se po flasin me një përfaqësues të kompanisë, para se të shkarkojnë diçka nëpër pajisjet e tyre.  top-channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0