Darko Bulldioski: Marketingu dixhital duhet të jetë themeli bazë i një fushate marketing

Darko Bulldioski: Marketingu dixhital duhet të jetë themeli bazë i një fushate marketing


Business Magazine Albania, pati kënaqësinë të ishte Partner Mediatik për Shqipërinë e eventit AllWeb – Digital Marketing Conference – e cila organizohej për vitin e katërt rradhazi në Shkup, Maqedoni.

AllWeb është një konferencë vjetore që zhvillohet në Maqedoni prej vitit 2012. Në këtë konferencë marrin pjesë folës të njohur të fushës së teknologjisë që ndajnë me të tjerët njohuri të rëndësishme dhe studime të dobishme për mjedisin teknologjik Ballkanas. Ky event ofron një mundësi të mirë për çdo kompani, organizatë, sipërmarrës dhe individë që duan të rrisin prezencën e tyre online.

Më poshtë gjeni intervistën për Business Magazine Albania të drejtuesit dhe organizatorit Darko Buldioski, i cili ndan me ne përvojën e tij në këtë aktivitet si edhe këndvështrime mbi marketingun dixhital në rajonin tonë.

Përmbledhje/ Bio – Kush është Darko Buldioski? Darko-&-Slavica-businessmag

Vendi i Lindjes: Maqedoni
Profesioni / Fusha e ekspertizës: Marketingu Dixhital
Pozicioni aktual: CEO NewMediaMK – Agjensi për marketingun dixhital, Drejtor programacioni në konferencën AllWeb
Informacione shtesë: Autor në komunikacii.net, në një blog marketingu dhe #komkast (video podcast)
Çmime të fituara: Finalist në SoMo Borac, Fitues i çmimit “Kompani e përkushtuar ndaj shoqërisë” (Social Bakers)
Hobi: Basketbolli

1. Çfarë ndodhi në Konferencën AllWeb Dixhital Marketing në datën 13 nëntor, në Shkup?

Shumë gjëra. Ne kishim 15 folës të ftuar në një ditë të vetme. Gjatë ditës u diskutuan tema të ndryshme për sa i përket zhvillimit dhe prirjeve të marketingut dixhital dhe biznesit në Ballkan. Si gjithmonë kishte të dhëna dhe statistika të reja për tregun, disa fjalime motivuese, studimeve të rasteve të mëparshme, këshilla dhe dy prezantime të rëndësishme për prirjet e marketingut dixhital dhe inovacionit.

2. Folësit në këtë konferencë vinin nga disa vende të globit dhe kishin perceptime të ndryshme të botës dixhitale. Duke marrë parasysh tendencat e tregut në Maqedoni dhe në rajon, ku jemi sot në krahasim me vendet perëndimore?

Dave-Birss-businessmag

Zhvillimet perëndimore në këtë fushë janë të vështira të ndiqen. Ne i njohim këto trende dhe e dimë që janë shembuj shumë të mirë për t’u marrë parasysh. Problemi qëndron tek niveli që kanë tregjet tona. Ne i kemi aftësitë që kërkon bota dixhitale, por klima e të bërit biznes dhe shoqëria nuk është njësoj si në vendet e zhvilluara perëndimore.

3. Duke pasur një eksperiencë të gjatë në fushën e marketingut dixhital dhe zhvillimit online, mund të na thoni për impaktin që këto zhvillime kanë në Maqedoni?

Paul-Papadimitriou-businessmag

Gjithmonë e më shumë marketingu dixhital po bëhet pjesë e rëndësishme e të bërit biznes. Ne vazhdojmë ende të përdorim si mjet komunikimi kryesor televizionin por po shohim një përdorim të madh të medias dixhitale veçanërisht tek më të rinjtë.

Artikulli u publikua më parë në faqen 30 të nr. 8 të revistës Business Magazine Albania. Për ta shfletuar të plotë revistën klikoni këtu

Ekonomia e sotme po përpiqet të gjejë mënyra sa më efiçente për të promovuar produktet. Kjo po ndodh dhe në Maqedoni, ku shumë biznese po përdorin kanale dixhitale si Facebook për të marketuar produktet e tyre. Rezultatet në fund të ditës janë shumë pozitive nga kjo metodë e re.

4. A mendoni se marketingu dixhital duhet perceptuar si aktori i vetem apo një faktor shtesë në fushatat e marketingut?

Unë mendoj se marketingu dixhital duhet të jetë themeli bazë i një fushate marketing. Kjo nuk do të thotë se duhet të ketë shumicën e parave, por ajo duhet të përcaktojë të gjithë fushatën. Kur zhvillon një fushatë që ka marketingun dixhital në themel është shumë më e lehtë ta përshtasësh në kanale të tjera. Për shembull, është shumë e vështirë të adaptosh një fushatë të ndërtuar mbi bazën e një spoti televiziv në kanalet e botës dixhitale .

5. N.q.s do flasim me numra, çfarë pjese zë marketingu dixhital në buxhetin e kompanive për reklama?

Ruzica-Vrdoljak1

Fatkeqësisht në Maqedoni nuk ka të dhëna të sakta për këtë çështje, por duke u bazuar në të dhënat publike të kompanive, ato shpenzojnë afër 10% të buxhetit të reklamimit në marketingun dixhital. Ky numër po rritet, por ritmi nuk është shumë i shpejtë. Gjithsesi, kjo sa i përket buxhetit për reklama. Një pjesë e mirë e parave të kompanive po shkojnë tani në projekte që lidhen me prezencën në kanale të ndryshme të botës dixhitale.

6. Sipas mendimit tuaj, si po ecën zhvillimi dixhital në rajonin e Ballkanit dhe ku e shikoni në të ardhmen, përfshirë këtu Maqedoninë, Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë?

Vladimir-VulicSerbia dhe Kroacia janë një hap përpara vendeve të tjera në rajon për këtë drejtim. Unë nuk mund të flas shumë për Kosovën dhe Shqipërinë, por për aq sa di, nuk është se janë të ndryshme nga Maqedonia në botën dixhitale. Ne jemi në një fazë ku nuk mund ta trajtojmë marketingun dixhital thjesht si një mjet më vete, por si një pjesë integrale e marketingut në tërësi.

7. A mendoni se të gjithë vendet e rajonit mund të përfitojnë nga konferenca të tilla si AllWeb? Ndonjë plan?

Sigurisht. Një gjë të rëndësishme që kemi mësuar nga organizimi për 4 vjet i konferencës AllWeb është se gjithmonë ka nevojë për shpërndarje të njohurive të reja. Pavarësisht videove dhe artikujve online që mund të ndiqni dhe lexoni, eksperiencat që merr nga konferenca të tilla janë të pazëvendësueshme. Një gjë tjetër tejet e rëndësishme, është mundësia e krijimit të kontakteve të reja, gjë e cila nuk vlerësohet sa duhet në tregjet e vogla. Për sa i përket planeve, ne duam që në vitin 2016 të zhvillojmë një konferencë AllWeb në Tiranë.

Falemnderit për intervistën,

Gerti Boshnjaku

Artikulli u publikua më parë në faqen 30 të nr. 8 të revistës Business Magazine Albania. Për ta shfletuar të plotë revistën klikoni këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0