Cila është arsyeja që e çoi CEO-n e Uber drejt dorëheqjes? - Business Magazine Albania

Cila është arsyeja që e çoi CEO-n e Uber drejt dorëheqjes?


Është zyrtare: Themeluesi i Uber, Travis Kalanick ka dhënë dorëheqjen si CEO i kompanisë.

Lajmi u bë i ditur sot në mëngjes nga New York Times:

Travis Kalanick dha dorëheqjen si CEO i Uber, shërbim të cilin ai e themeloi në vitin 2009, pasi revolta e një aksioneri ia bëri të pamundur të qëndronte në kompani.

Raporti tregon se 5 nga investitorët më të mëdhenj të Uber u mblodhën për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të CEO-s, me një letër të titulluar “Të çojmë Uber përpara”.

Lexoni: Bota udhëheqëse e Uber

Ata thanë që kompanisë i duhej “Një ndryshim në lidership”. Pas diskutimeve të shumta, Kalanick pranoi.

Këto kohë kanë qenë shumë të vështira për ish CEO-n, mamaja e të cilit ndërroi jetë muajin e kaluar nga një aksident me varkë (duke e lënë edhe babain e tij me lëndime të thella). Megjithatë, Kalanick do të mbetet në bordin drejtues të kompanisë.

“Unë e dua Uber më shumë se gjithçka në botë dhe në këtë moment të vështirë të jetës time personale, unë kam pranuar kërkesën e investitorëve që të jap dorëheqjen në mënyrë që Uber t’i kthehet zhvillimit të mëtejshëm,” tha Kalanick.

Si një publikim i vetëm në një blog nisi gjithçka?

Unë e kam ndjekur Uber që nga fillimi, duke e parë kompaninë si një rast studimi mbreslënës në leadership, branding, strategji dhe kulturën e organizatës.

Lexoni: 4 gjërat që punonjësit kërkojnë nga lideri i tyre

Kështu që unë, bashkë me mijëra njerëz të tjerë, u tmerrova kur lexova deklaratën e një inxhiniereje të Uber, Susan Fowler. Në një publikim tek faqja e saj personale, titulluar “Duke reflektuar për një vit shumë, shumë të çuditshëm në Uber,” Fowler akuzoi shumë anëtarë të grupit të menaxhimit për:

  • ngacmime seksuale;
  • diskriminim gjinor;
  • shpërqëndrime të qëllimshme;
  • sabotim;
  • kërcënime ilegale për heqje nga puna.

Fatkeqësisht, deklarata të tilla rrallë merren në konsideratë nga kompani të mëdha.

Por këtë radhë ishte ndryshe.

Në 4 muajt që kur Fowler publikoi akuzën, këto ngjarje kanë ndodhur:

  1. Bordi i Uber bëri një investigim të thellë, të drejtuar nga avokati Eric Holder;
  2. Disa nga ekzekutivët e kompanisë dhanë dorëheqjen ose u pushuan nga puna;
  3. 20 punonjës të tjerë u pushuan për shkak të ngacmimeve, diskriminimeve dhe sjelljeve të papërshtatshme;
  4. Një anëtar i rëndësishëm në bordin e Uber u detyrua të jepte dorëheqjen pasi kishte bërë një koment diskriminues gjatë një mbledhje bordi;
  5. Wan Ling Martello, kreu i Nestle në Azi, iu bashkua Arianna Huffington për t’u bërë anëtarja e dytë femër e bordit të Uber;
  6. Vlera e aksioneve të Uber në SHBA pësoi rënie nga 84% në 77%, gjatë kohës që konkurrenti i tij, Lyft u zgjerua në 150 qytete të reja dhe fitoi pjesë tregu;

Themeluesi dhe CEO, Travis Kalanick u detyrua të japë dorëheqjen.

Por, mund të ndalemi për një moment për të vlerësuar iniciativën e inxhinieres, e cila vetëm me anë të një postimi në blog solli një ndryshim radikal.

Lexoni: Si të përballeni me ndryshimet e jetës ndërkohë që jeni shumë të zënë?

Çfarë mund të mësojmë nga gjithë kjo histori?

Duhet shumë kurajo për të qëndruar përballë asaj që beson, të zbulosh të vërtetën pavarësisht njerëzve kundër teje.

Për çdokënd që ndihet sikur e gjithë bota është kundër tij dhe se një zë i vetëm nuk është i mjaftueshëm, mbani mend historinë e Susan Fowler. Sepse ndonjëherë një zë i vetëm është i mjaftueshëm.

Burimi: inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0