Si të përballeni me ndryshimet e jetës ndërkohë që jeni shumë të zënë? - Business Magazine Albania

Si të përballeni me ndryshimet e jetës ndërkohë që jeni shumë të zënë?


Jeta mund të jetë e paparashikueshme. Ne bëjmë përpjekje të mëdha për të arritur siguri gjatë jetës, por në fund të fundit, ne jemi thellësisht të prekur ose të ndikuar nga ajo që ndodh në komunitet, familjet tona, me shëndetin tonë, jetën, dashurinë, miqtë dhe karrierën. Pa marrë parasysh se sa shumë energji shpenzojmë, kontrolli i plotë nuk është diçka që ne do e arrijmë.

Në 12 muajt e fundit unë personalisht u divorcova, nisa një startup të ri kompjuterik, krijova një forum të ri për sipërmarrësit dhe vendosa të mbyll dhe të shes një tjetër startup timin. Edhe pse këto mund të duken sikur janë vendimet e mia personale, ato nuk janë, jo tërësisht. Secili prej këtyre vendimeve është ndikuar nga faktorë të jashtëm përtej kontrollit tim. Por megjithatë ka një pjesë të kontrollit, të cilin unë kam qenë në gjendje ta përdor për të kaluar pengesat drejt asaj që shpresoj se është një e ardhme e ndritshme.

Pjesa e ndërlikuar është se jeta nuk do të ndalet, në mënyrë që ju të bëni një lëvizje. Në ditët e sotme është mjaft e zakonshme që ju të ndiheni se kurrë nuk do t’ia dilni, sepse detyra të reja po vijnë, detyrat në pritje ende nuk kanë përfunduar dhe ju ndiheni shumë të lodhur.

Pra a janë njerëzit shumë të zënë këto ditë? Përgjigja e shkurtër është JO. Përgjigja e gjatë është se ka disa ndryshime, por njerëzit nuk po punojnë më shumë orë, ata ndihen se kanë më shumë gjëra për të bërë pasi tani teknologjia na bën të kuptojmë dhe kujtojmë se sa shumë gjëra duhet të bëjmë.

Nëse ju jeni duke kaluar nëpër disa ndryshime të mëdha personale dhe / ose profesionale në jetën tuaj dhe si zakonisht duhet të merreni edhe me biznesin, ka disa gjëra që mund të bëni për të lundruar nëpër këto ujëra të turbullta:

1. Kuptoni dhe lundroni përmes ndryshimeve.

Kur na ndodh një ndryshim i madh, ne të gjithë ndihemi se jeta jonë është copëtuar, çështjet e vogla na duken të mëdha, çështjet e mëdha na duken edhe më të mëdha, ndihemi të humbur, të frikësuar, të shqetësuar dhe të ngacmuar në të njëjtën kohë dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme është se në të njëjtën kohë, ju duhet të bëni disa ndryshime në jetën tuaj.

Gjërat do të vështirësohen, por e vetmja gjë që ju mund të bëni është të përpiqeni të përqëndroheni tek vetja juaj për disa muaj, të stërviteni, të takoni miqtë tuaj më të afërt dhe familjen. Kuptoni se jeta është plot me cikle të parregullta, madje shumë prej jush mund të kenë kaluar vështirësi, por në disa situata të tjera, gjërat ishin të mahnitshme në çdo aspekt dhe papritmas çdo gjë ndryshon, kjo është jeta.

Ne vuajmë, ne mësojmë, me pak fat ne bëhemi më të mirë. Pra, sfidojeni veten, ju do të mbijetoni, vetëm mendojeni atë si një rilindje të vetes. Një nga filozofitë e mia të preferuara të jetës është se çdo ditë ne, si njerëz, mund të bëhemi një version pak më i mirë i vetes. Nëse ju e stërvitni trupin, shpirtin dhe mendjen tuaj, ju do të bëheni më i fortë, më i zgjuar dhe më i mirë çdo ditë.

2. Pastroni shtëpinë.

Një nga ngarkesat më të mëdha që kemi personalisht (dhe profesionalisht) është fakti se ne themi shpesh se kjo është një sjellje e natyrshme, sepse si njerëz ne tregojmë mbështetje dhe ndjeshmëri për të tjerët. Problemi me këtë fakt është se ju bëni kompromis me kohën dhe mundin tuaj. Bëni atë që ju pëlqen, edhe nëse kjo do të thotë të pastroni shtëpinë tuaj.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 49 të numrit 13 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 13 të saj.

3. Krijoni kufij të rinj.

Siç e thamë dhe më parë, ne të gjithë ndihemi super të zënë. Në fakt realiteti është që ne nuk jemi aq të zënë, por janë perceptimet tona, ato që na tregojnë sikur jemi. Çfarë mund të bëjmë?

Së pari ju duhet të pranoni faktin se gjithmonë mund të bëni pak më shumë punë dhe në anën tjetër është krejtësisht në rregull të mos i bëni! Një email shtesë ose një telefonatë që ju po mendoni të shtoni në orarin tuaj të punës është simptoma e parë. Më lejoni t’ua shpjegoj. Imagjinoni sikur “punoni” 12 orë në ditë dhe mendoni se kjo nuk është e drejtë.

Unë do t’iu sfidoj ta detyroni veten të punoni vetëm 6 orë në ditë për një javë dhe mund t’iu premtoj se fillimisht do të shihni se çfarë janë prioritetet dhe prioritetet. Koha (mungesa e saj) nuk është armiku juaj, mbajeni mend këtë. Koha është metrika më e keqe ku ju mund të përqëndroheni në qoftë se doni të përcaktoni nëse punoni fort apo jo. Mos u ndjeni mire, sepse punoni 12-14 orë në ditë, ndihuni mirë për arritjet tuaja.

Vendosni prioritetet dhe qëllimet tuaja. Jeta nuk duhet të matet nga koha, por nga metrika që sjellin lumturi dhe përmbushje.

4. Shkurtoni humbjet tuaja dhe numëroni bekimet tuaja.

Një nga gjërat e pakta që ne kemi nën kontroll në jetën tonë është sesi t’iu përgjigjemi ndryshimeve, veprimeve apo problemeve. Ne kemi një tendencë për të bërë të kundërtën, llogaritim humbjet tona dhe i harrojmë bekimet, por pse ndodh kjo? Duke e konsideruar veten si viktima, na lejon të shmangim përgjegjësinë dhe veprimin. Është e vertetë se ka disa njerëz të këqij dhe tragjeditë mund të vijnë, por kjo nuk është pika ku dua të ndalem.

A jeni ndjerë ndonjëherë vetëm dhe të mendoni se kjo është për shkak se njerëzit nuk ju kuptojnë? Ose nuk e keni marrë punën që donit apo përgjigjen që prisnit dhe mendoni se arsyeja e kësaj është injoranca e njerëzve të tjerë? E pra jemi në rrugën e mbarë, në të dy skenarët, ju jeni duke luajtur viktimën dhe duke marrë zero përgjegjësi për aftësitë tuaja sociale ose profesionale, duke i lejuar vetes të qëndroni në një zonë shumë të rehatshme (dhe të mjerë). Në momentin që ju do të vendosni të ndaloni së ankuari dhe të keni kontrollin e vetes, do të jeni në gjendje të merrni përsëri kontrollin mbi mënyrën se si ju reagoni dhe silleni në situata të caktuara.

Një nga gjërat më të mëdha për njerëzimin është se nuk ka rëndësi se kush ishe, ju gjithmonë mund të ndryshoni! Ne nuk jemi makineri, ne jemi 100% përgjegjës për çdo veprim dhe çdo sjellje. Nuk është justifikim të thënit: “Kjo/ky jam unë”. Bëhuni më të mirë, më të këndshëm dhe kujdesuni më shumë për të tjerët.

Bëhuni versioni më i mirë i vetes dhe mos gjykoni të tjerët ose të vlerësoni sjelljen e tyre, pasi ju nuk e keni idenë se çfarë ata kanë kaluar.

Ne zakonisht, sidomos në kohë të vështira, ndihemi sikur kemi kaq shumë probleme dhe kaq pak bekime… gota gjysëm plot ose gjysëm bosh. Nëse ndiheni kështu, shkruani një listë, filloni me gjërat e rëndësishme: shëndeti, dashuria, familja, nevojat themelore, siguria dhe pastaj ju mund të shkoni në gjëra sekondare. Pasi ta keni mbaruar atë listë, krahasoni veten me pjesën tjetër të botës dhe unë vë bast se në qoftë se jeni duke e lexuar këtë artikull, jeni në një pozitë shumë më të mirë se 90% e popullsisë së botës. Ti miku im je i bekuar, mos e harro këtë.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 49 të numrit 13 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 13 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0