Çfarë duhet të bëni 15 minuta para një interviste për punë? - Business Magazine Albania

Çfarë duhet të bëni 15 minuta para një interviste për punë?


15 minutat para një interviste pune mund të jenë shqetësuese, veçanërisht për ata që nuk janë të sigurtë se çfarë të bëjnë me atë kohë.

“Këto 15 minuta janë mundësia juaj për të marrë veten dhe për t’u përqëndruar me qetësi në atë që vjen më pas, intervista,” thotë Deborah Shane, një stratege profesioniste e markës dhe autore e “Career Transition”.

Lexoni: Si të silleni kur zhvilloni një intervistë pune

BusinessMag ju sjell 17 gjëra që duhet të bëni në 15 minutat para një interviste pune për t’ju ndihmuar të fitoni pozicionin.

  1. Shkoni herët, por mos u fusni brenda

Pak gjëra mund t’ju trondisin më shumë sesa të vraponi se jeni vonë për një intervistë, kështu që shkoni gjithmonë herët. “Por sigurohuni të prisni në makinën tuaj ose në një kafene aty afër, pasi kur shkoni shumë herët mund të vendosni intervistuesin tuaj në një presion të panevojshëm dhe të filloni takimin me këmbën e gabuar,” thotë David Parnell, një këshilltar ligjor, trajner i komunikimit dhe autor i “The Failing Law Firm: Symptoms and Remedies”.

  1. Qëndroni të qetë

Kur stresoheni, trupi juaj lëshon hormonet e stresit si kortizoli dhe epinefrina. Në varësi të nivelit të stresit tuaj, këto mund të pengojnë pak a shumë aftësinë tuaj për të menduar qartë.

Trajnerja e karrierës Anita Attridge thotë duke qëndruar të qetë para dhe gjatë një interviste ju lejon të dëgjoni më mirë dhe të qëndroni të përqendruar për t’ju përgjigjur më mirë pyetjeve.

“Për më tepër, ju jeni më të aftë të mendoni se si mund t’i paraqisni më së miri arritjet tuaja në përputhje me atë që është e rëndësishme për intervistuesin dhe të qenët i qetë tregon gjithashtu aftësinë tuaj për t’u marrë me situata stresuese.”

  1. Merrni frymë thellë

Kjo do t’ju ndihmojë të qëndroni të qetë. Thjesht përqëndrohuni që të merrni frymë thellë, duke llogaritur secilën frymëmarrje derisa të arrini në 10 dhe ta përsërisni vazhdimisht. Kjo është një nga teknikat më të menjëhershme dhe më me ndikim për të qetësuar nervat tuaja.

  1. Shqyrtoni shkurtimisht shënimet tuaja

Para intervistës, duhet të keni të shkruara disa shënime me informacione kryesore si emrat, titujt dhe pozicionet e të intervistuesve tuaj, sugjeron Attridge. Përfshini gjithashtu përgjigje për pyetje për të cilat shpresoni se nuk do t’ju bëhen, por që i keni me merak, si dhe pitchin tuaj kur dikush ju thotë, “Më tregoni për veten tuaj”. Merrni 15 minuta para intervistës për të shqyrtuar këto shënime.

  1. Por mos bëni ndonjë hulumtim shtesë

Ju duhet të keni bënë kërkime, përgatitje dhe përsëritje. “Kjo nuk është koha për të përdorur telefonin tuaj për të kërkuar arritjet e fundit të kompanisë ose raportin e fitimeve. Shqyrtimi i këtyre informacioneve në sekondën e fundit është një mënyrë për të keqinterpretuar informacionin kryesor,” thotë Friedman.

  1. Mos kontrolloni postën zanore ose email-in

Ndërsa jeni duke pritur për të filluar intervistën, mos kontrolloni postën zanore ose email-in tuaj. Kjo do t’ju tërheqë vëmendjen dhe do t’ju largojë nga qëllimi primar.

  1. Por kontrolloni profilin e Twitter apo të LinkedIn të kompanisë

“Hidhini një sy Twitter të kompanisë vetëm për t’u siguruar që asnjë ndryshim i madh nuk është shfaqur që kur keni bërë kërkimin tuaj,” thotë Friedman. “Nëse diçka e rëndësishme ka filluar dy orët e fundit, nuk duhet të jeni i fundit që e merrni vesh nëse do të dini se ku janë të përqëndruar të gjithë.”

Lexoni: Ja çfarë nuk duhet të thoni asnjëherë në një intervistë pune

  1. Mendoni për një ose dy gjërat për të cilat dëshironi të mbaheni mend

A janë aftësitë tuaja të komunikimit? Aftësitë për menaxhimin e projekteve? Njohuritë tuaja? “Përfshirja në disa gjëra që do të ndikojnë në paharrueshmërinë dhe aftësinë tuaj është një mënyrë e zgjuar për t’iu qasur intervistës,” thotë Shane.

  1. Por ndaloni së përsërituri

Ju nuk dëshironi ta përdorni këtë kohë për t’u përgatitur ose përsëritur përgjigjet, të cilat mund ta bëjnë bisedën tuaj të duket e shkruar dhe joautentike. “Ju dëshironi të dini gjërat tuaja, por mos harroni se intervista juaj është një bisedë. Besoni që ju e dini atë që dini dhe se intervista do të marrë një rrjedhë të vetën,” thotë Shane.

  1. Organizoni çantën tuaj

“Sigurohuni që lehtësisht të tërhiqni kopjet e rezymeve tuaja nga çanta pa u trazuar në të ose duke ekspozuar ndonjë send personal,” sugjeron Friedman. “Ju nuk doni të dukeni të çorganizuar ndërsa jeni duke paraqitur kualifikimet tuaja.”

  1. Shikohuni në një pasqyrë

Shkoni në tualetin aty pranë për të kontrolluar veten në pasqyrë, sugjeron Friedman. “Mund të keni dalë nga shtëpia me një pamje të rregullt, por prapë mund të arrini të dukeni një katastrofë.”

Kjo është gjithashtu një kohë e mirë për të larë duart dhe për t’u siguruar që thonjtë e gishtave t’i keni të pastër dhe pëllëmbët tuaja janë të thata. Nëse keni veshur këpucë të rehatshme dhe planifikoni t’i ndryshoni në këpucë serioze, sigurohuni që të mos e bëni këtë në zyrë.

  1. Jini miqësorë me të gjithë

Kur të jeni duke shkuar drejt sallës së pritjes, mos harroni të jeni të sjellshëm me recepsionistin, rojet e sigurisë dhe me këdo që ju përshëndet. “Ka shumë të ngjarë që ai ose ajo do t’i raportojë menaxherit të punësimit për mënyrën sesi u sollët,” thotë Friedman.

  1. Përqendrohuni në qëndrimin tuaj

Uluni në një pozicion që reflekton siguri dhe vetëbësim ndërsa prisni të hyni të bëni intervistën tuaj.

  1. Vini re se çfarë po ndodh përreth jush

Vëzhgoni se si duket ambienti i zyrës, çfarë ka në mure dhe çfarë objektesh ka në zonën e pritjes. “Këto tregojnë se çfarë është e rëndësishme për kompaninë,” thotë Attridge.

Lexoni: 4 Gjëra që nuk duhet të thoni gjatë një interviste pune

  1. Pini ujë

Është gjithmonë një ide e mirë për të patur me vete pak ujë. Mikëpritësi zakonisht do t’ju pyesë nëse dëshironi diçka para intervistës tuaj, por duke e patur atë me vete është gjithmonë një lëvizje e sigurtë. Kur ju pini pak ujë qetësoheni dhe zëri juaj zbutet, përpara se të filloni t’i tregoni menaxherit të punësimit për të gjitha arritjet tuaja. Plus, nëse keni nevojë për ujë gjatë intervistës, nuk keni pse të ndërpresni intervistën në mënyrë që t’ju sjellin ujin.

  1. Mendoni për ndonjë pyetje për intervistuesin

Ju tashmë duhet të keni disa pyetje të gatshme për të pyetur intervistuesin tuaj në fund të kohës së bashku. Sidoqoftë, para se të hyni në intervistë, shihni nëse mund të mendoni për ndonjë pyetje tjetër që del gjatë rrugës.

Mund të jetë kaq e thjeshtë sa të pyesni për burimet e disponueshme në zyrë dhe se si kjo ndikon në kulturën e kompanisë, d.m.th. “Kam parë që keni disa salla konferencash dhe hapësira pune në grup – a ka shumë bashkëpunim midis anëtarëve të ekipit?”

  1. Mendoni mendime të lumtura

Kjo mund të tingëllojë si klishe, por të mendosh për gjëra të këndshme që të bëjnë të buzëqeshësh dhe të ndihesh mirë do t’ju ndihmojë të futeni në mendime të mira për ta kaluar me sukses intervistën.

Lexoni: Ja çfarë të shkruani në shënimin falenderues, pas një interviste pune

burimi: ThriveGlobal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0