4 Gjëra që nuk duhet të thoni gjatë një interviste pune - Business Magazine Albania

4 Gjëra që nuk duhet të thoni gjatë një interviste pune


Intervistat e punës janë pak të vështira, aq sa mund t’ju bëjnë të djersiteni apo akoma më keq të bëni dhe gabime nga frika apo ankthi.

Përveç po-ve dhe jo-ve të dukshme, përshembull të jesh i rregullt në pamje dhe të jesh korrekt me orarin, janë dhe disa truke të tjera që ju ndihmojnë të mos shkoni të papërgatitur në intervistat e punës.

Këto janë katër gjëra që duhet të shmangni gjatë një intervistë për të siguruar vendin e punës.

Asnjëherë mos thuaj se perfeksioni është dobësia jote më e madhe

Një nga pyetjet më të zakonshme gjatë një interviste pune është “cila është dobësia juaj më e madhe”, ndërkohë që Google ju sugjeron ‘perfeksioni’, ekspertët thonë se kjo është një nga përgjigjet më të këqija që mund të jepni.

Punëdhënësi juaj po kërkon dikë të drejtë dhe transparent kështu që përgjigjia e duhur e kësaj pyetje ju favorizon.

Sugjerimet e ekspertëve vlerësojnë një përgjigje xhenuine, pra të tregoni realisht një dobësi që keni dhe se si po punoni për ta menaxhuar atë.

Mos fol keq për shefin tënd të vjetër

Nëse ndiheni jo të lumtur në rolin tuaj aktual, apo puna juaj e mëparshme nuk përfundoi mirë, ju keni tendencën të flisni negativisht kur pyeteni pse po kërkoni për një punë të re.

Eskpertët thonë se është e rëndësishme të jeni sa më diplomatik, gjithsesi nëse “ju rrëshket goja” dhe bëni një koment negativ, mbulojini gjurmët duke përmendur dhe gjëra pozitive.

Tregoni se keni aplikuar dhe në kompani të tjera

Kur pyeteni nga një punëdhënës potencial nëse po kërkoni punë diku tjetër, përgjigjia juaj instiktive do të jetë “jo”, sepse ju doni të tregoni që ky është i vetmi vend pune që ju intereson, apo jo?

Gabim! Të thuash se po aplikon vetëm në një kompani, ju bën të dukeni dembel apo gënjeshtar.

Duhet të tregoheni të ndershëm dhe t’ju tregoni se po studioni të gjitha mundësitë.

Shmangni diskutimin për pushimet

Pushimet mund të jenë një temë që përmendet gjatë intervistës, por gjithashtu është diçka që më mirë ta shmangni.

Është e rëndësishme që dhe ju të bëni pyetje, por kjo ju bën të dukeni sikur doni menjëherë pushime.

Po filloni një punë të re ndaj nuk duhet të prezantoheni si një punonjës që mezi pret të largohet nga zyra për pushime.

/Independent

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0