Teknologji
Komisioni Europian: Shpejtësitë e internetit broadband në Europë më të ulëta sesa reklamohen
Komisioni Europian ka publikuar një studim të fundit mbi internetin broadband në Europë. Ky studim analizon tre aspekte kyçe të këtij shërbimi: Shpejtësinë, Çmimin dhe Mbulimin. Hulumtimi i parë është kryer mbi cilësinë e lidhjes së internetit broadband që zotërojnë qytetarët europianë. Rezultati konkludoi me fakte interesante ku abonentët e shërbimit të internetit mesatarisht përfitonin vetëm 75 % të shpejtësisë së internetit të reklamuar nga kompania.