Gjobitet Apple me 234 milionë $

Gjobitet Apple me 234 milionë $


Fondacioni Kërkimor i Studentëve të Wisconsin, autorët e shpikjes së Universitetit të Wisconsin-Madison,  ka thënë se për ta është shumë e rëndësishme që të merrej ky vendim për ruajtjen e të drejtave të autorit dhe mbrojtjen nga përdoruesë të paautorizuar.

Gjykata vendosi se Apple kishte inkorporuar teknologjinë e mikroçipit, e cila ishte e patentuar, në disa iPhone dhe iPad-ë pa autorizim.

Si kundërpërgjigjie e kësaj të fundit, Apple është shprehur se do të apelonte dhe kishte refuzuar të bënte deklarata të mëtejshme.

Trupi gjykues i ka dhënë të drejtë autorëve të teknologjisë  së mikroçipit me 165 milionë $ më pak se pretendimi i tyre real.

“Ky është rasti ku puna e zellshme e kërkuesve të universitetit tonë dhe integriteti i patentimit dhe liçensimit të zbulimeve të reja ka mbizotëruar”, është shprehur drejtori i manaxhimit të Fondacionit te Kërkuesve të Wisconsin-it.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0