Mercedes-Benz lançon GLE-Class e shumëpritur

Mercedes-Benz lançon “GLE-Class” e shumëpritur


Marka më e mirë luksoze  me shitje rekord në Indi për plot nëntë muaj me radhë deri në shtator, Mercedes-Benz hodhi në treg të shumëpriturën “GLE SUV” për të marë kryesimin ndaj Audi Q5 dhe për t’i dhënë kompanisë avantazhe ndaj rivalit BMW me X5. 

I sapozgjedhuri në postin e Drejtorit të Manaxherit dhe CEO-s për rajonin e Indisë, Roland Folger, tha për Business Today In  ditën e premte:”GLE-Class i ri është përgjigjia ndaj aspiratave tona më të larta për SUV-in në treg. Si pasardhësi i ML-Class, pritshmëria jonë është që të arrijë majën e shitjeve të SUV të makinave të madhësisë së mesme në tregun indian.”

Ka shumë gjasa që kjo pritshmëri të realizohet dhe të shënojë shitje më të larta për Mercedes-Benz në shifra globale. Vetëm për periudhën Janar-Shtator ka bërë shitje rekord prej 10,079 automjetesh, përkundrejt 10,201 të tillave të shitura gjatë të gjithë 2014-ës. Deri tani, rivalët lokalë BMW dhe JLR nuk i kanë bërë akoma publike të dhënat e tyre.

Tregu indian po spostohet drejt blerjes së SUV dhe Mercedes –Benz nuk i ka korrur ende benefitet e saj. Portofoli i SUV që përfshin GLA, ML-Class dhe GL-Class u rrit fuqishëm me 70 % vetëm për periudhën Janar-Shtator.

Gjithashtu, për tre muaj me radhë deri në shtator , Mercedes-Benz ishte marka më e mirë në botë e makinave luksoze të shitura, duke ia kaluar BMW-së dhe Audi-t me kërkesën tejet të lartë për makinat e portofolit SUV.

Mercedes-Benz po kërkon të rifitojë lidershipin global në sektorin e makinave luksoze . Sidomos në Kinë ku  shifrat tregojnë se po ia del më së miri dhe  shitjet kanë pësuar një rritje me 31 % deri këtë shtator.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0