Apple dhe Google janë markat më të vlerësuara në botë - Business Magazine Albania

Apple dhe Google janë markat më të vlerësuara në botë

~2 minuta lexim


Firma e konsulencës, Interbrand, ka publikuar katalogun e saj më të fundit të markave më të vlerësuara botërisht. Apple, Google, Microsoft dhe IBM vijojnë të jenë në krye të kësaj liste për të paktën 5 vitet e fundit.

Apple dhe Google qëndrojnë në krye, në vendin e parë dhe të dytë respektivisht, për të tretin vit me radhë. Markat e tjera teknologjike që ndjekin janë: Microsoft (#4), IBM (#5), Samsung (#7), Amazon (#10), Intel (#14), Cisco (#15), Oracle (#16), HP (#18), Facebook (#23), eBay (#32), PayPal (#97) dhe Lenovo (#100).

Në listën e 100 markave më të vlerësuara, 28 janë kompani teknologjike. Asnjë industri tjetër nuk ka një prezencë të lartë në këtë klasifikim.

Rrjeti social Facebook pati rritjen më të fuqishme duke kaluar nga pozicioni i #29 në #23 falë rritjes të vlerës së markës me 54 %. Ndërsa PayPal dhe Lenovo u shfaqën për herë të parë brenda listës së 100 kompanive më të vlerësuara.

Gjigandi kinez i e-commerce, Alibaba, nuk është përfshirë në këtë listë. Kanë kaluar mëse 16 vite që kur Interbrand analizon markat më të vlerësuara në botë. Kjo analizë përqendrohet në tre komponentë: performanca fiskale, qëndrimi i konsumatorit si dhe aftësitë konkurruese në treg. (PCWorld Albanian).

 

Burimi: pcworld.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Mbani mend...se asnjë nuk mund t'ju bëjë të ndiheni inferior pa miratimin tuaj. ”
— Eleanor Roosevelt
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0