Komisioni Europian: Shpejtësitë e internetit broadband në Europë më të ulëta sesa reklamohen

Komisioni Europian: Shpejtësitë e internetit broadband në Europë më të ulëta sesa reklamohen


Hulumtimi i dytë u krye mbi çmimet dhe u zbulua se shërbimi i internetit po bëhet çdo ditë e më i përballueshëm për familjet europiane. Në hulumtimin e tretë u analizua mbulimi gjeografik me këtë shërbim. Ky hulumtim tregoi edhe afirmimin e shërbimeve 4G LTE në Europë.

1. Shpejtësitë e internetit broadband

Sipas këtij hulumtimi u zbulua se konsumatorët europianë të internetit përfitojnë vetëm 75 % të shpejtësisë së internetit që atyre u reklamohet. Kjo shifër ngelet e njëjtë krahasuar me një vit më parë.

Pavarësisht investimeve të vazhdueshme në rrjetet broadband, i cili rriti edhe shpejtësinë mesatare të internetit nga 30 Mbps në 2013 në 38 Mbps në 2014-tën, diferenca mes shërbimit të reklamuar dhe atij të përfituar ngelet po e njëjta.

Aktualisht Bashkimi Europian po kërkon nga operatorët që të jenë më transparentë duke u dhënë më shumë të drejta përdoruesve imponuar edhe nga rregullat e reja të një tregu të vetëm telekomunikacioni. Por interesante është të mësojmë se interneti është më i qëndrueshëm në rrjetet kabllorë dhe ato me fibër optike sesa në teknologjitë tjera si xDSL. Gjithashtu shpejtësitë e internetit në Europë janë më të larta sesa ato që ofron në SHBA.

Teknologji të ndryshme – Shpejtësi të ndryshme

Diferencat mes shpejtësive të reklamuara dhe atyre reale ndryshojnë bazuar në teknologjinë që shfrytëzohet për të ofruar këtë shërbim:

– xDSL: Shërbimet e ofruara përmes kësaj teknologjie ofrojnë vetëm 63.3 % (63.8 % në 2013) të shpejtësive të reklamuara. 7 nga 10 konsumatorë europianë aksesojnë internetin përmes një linje DSL. Kjo do të thotë se një pjesë e madhe e europianëve kanë akses në internet shumë  më të ngadaltë sesa ata shpresojnë. Në disa shtete konsumatorët kanë akses në vetëm gjysmën e shpejtësisë së reklamuar përmes teknologjisë xDSL.

– Cable & Fiber: Interneti broadband i ofruar përmes një rrjeti kabllor Coax dhe Fiber është shumë më stabël sesa ai i ofruar përmes një linje xDSL. Europianët që aksesojnë internetin përmes një rrjeti kabllor përfitojnë 86 % të shpejtësisë së reklamuar ndërsa përmes një rrjeti fibrash optike(FTTx) vetëm 83 % të shpejtësisë së reklamuar.

Shpejtësia mesatare e shkarkimit llogaritet në 47.9 Mbps( 38.5 Mbps një vit më parë).

broad

 

Bashkimi Europian dhe SHBA-ja

Shpejtësitë e internetit broadband të arritura në Europë janë më të larta për çdo teknologji të përdorur krahasuar me SHBA-në:

– xDSL shënon një shpejtësi mesatare prej 8.27 Mbps në Europë krahasuar me 7.67 Mbps në SHBA

– Cable shënon një shpejtësi mesatare prej 66.57 Mbps në Europë krahasuar me 25.48 Mbps në SHBA

– FTTx shënon një shpejtësi mesatare prej 53.09 Mbps në Europë krahasuar me 41.35 Mbps në SHBA

Është shumë e rëndësishme të citojmë se konsumatorët në SHBA përfitojnë 101% të shpejtësisë së reklamuar (92 % xDSL, 113 % FTTx dhe 102 % cable). ISP-të amerikane u ofrojnë konsumatorëve të tyre informacion më real rreth shpejtësive të internetit broadband që ofrojnë.

ke 2

Duke filluar që nga muaji Prill i vitit të ardhshëm falë hyrjes në fuqi të Tregut të Unifikuar të Telekomunikacionit, operatorët janë të detyruar të jenë më transparentë. Kompanitë duhet të informojnë konsumatorët për shpejtësitë minimale, mesatare dhe maksimale që mund të arrijë një abonim i caktuar.

2. Çmimet e internetit broadband

Hulumtimi i dytë zbulon çmimet me pakicë të internetit broadband si më poshtë:

– Pavarësisht stabilizimit të çmimeve në 2013-tën dhe 2014-tën, çmimet broadband në 28 shtetet anëtare të Bashkimit Europian përgjatë viteve 2012-2015 panë një rënie me 12 %. Rënia e çmimet u aplikuan kryesisht për segmentin 30-100 Mbps.

12-30 Mbps është shërbimi që ia vlen më shumë krahsuar me çmimet që ka. Ndërsa çmimet për shërbimet mbi 100 Mbps janë kryesisht të larta.

– Çmimet më të ulëta në 80 % të rasteve ofrohen nga kompanitë e reja, shërbimi i të cilave nuk është gjërësisht por lokalisht i disponueshëm.

– Çmimet e shërbimit të internetit në 28 shtetet anëtare të BE-së janë më të ulëta sesa në SHBA por më të larta sesa në Korenë e Jugut dhe SHBA.

3. Mbulimi me internet broadband

Hulumtimi i tretë e Komisionit Europian zbuloi se mbi 216 milionë (99.4%) shtëpi europiane kanë akses në të paktën një shërbim interneti broadband fiks ose mobil. Interneti i shpejtësisë së lartë përmes teknologjive të reja si 4G LTE k ka rritur një mbulim në 79.4 % nga 59.1 % në 2013-tën. Gjithashtu edhe rrjetet e gjeneratës së re (Next Generation Networks të afta të ofrojnë 30 Mbps) rezultuan të disponueshme në një masë mbi mesataren prej 68.1 %. Harta më poshtë tregon edhe implementimin e rrjeteve  në shtete anëtare të BE-së.

ke 3

Hulumtimi i Komisionit Europian tregon se 31 shtete europiane kanë akses në 9 teknologjitë broadband: DSL, VDSL, Cable, Docsis 3.0, FTTP, WiMAX, HSPA, LTE dhe Satellite.

Metodologjia për të realizuar këtë hulumtim është përdorur edhe nga autoritete rregullatore në SHBA, Britani, Brazil dhe Singapor. Ky studim shfaq statistika nga 8582 matje të kryera. Këto pajisje u shpërndanë në 30 shtete. Janë kryer mbi 10, 418, 841, 762 matje dhe mbi 66.4666.182 testime unike.

Bashkimi Europian dhe Shqipëria

Ndërsa AKEP nuk ofron një panoramë të diferencës mes shpejtësive të reklamuara dhe shpejtësive reale që përfitojnë konsumatorët, ne mund t’i hedhim një sy statistikave të tjera si shpejtësitë mesatare, normës së penetrimit, numrit të abonentëve dhe teknologjive të përdorura.

Në Shqipëri numërohen 1,460,381 abonentë të shërbimit internet fiks dhe mobile. Norma e penetrimit është në masën 50.4 % e popullsisë me akses në internet broadband në Shqipëri krahasuar me 68.1 % të normës së penetrimit në Europë.

Teknologjitë kryesore të përdorura për ofrimin e shërbimit të internetit broadband janë: 62% xDSL(6 % fije bakri, 54 % FTTC/N (300 m), 24 % Cable (21 % Docsis 2.0, 3 % Docsis 3.0 NGA, dhe 7 % FTTH/ FTTB.

Në Shqipëri shpejtësia mesatare e internetit është 4-10 Mbps për 60 % të lidhjeve dhe 2-4 Mbps për 26 % të lidhjeve. Në Europë shpejtësia mesatare e internetit sipas raportit të Komisionit Europian llogaritet afro 42.46 Mbps. AKEP nuk ka një shifër ekzakte, por përllogarit në bazë të planeve tarifore që ofrojnë kompanitë. AKEP gjithashtu nuk ofron statistika të çmimeve të internetit broadband.

 

Ky artikull u publikua nga PC World Albania.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0