Sa dollarë në minutë humb Facebook-u kur nuk funksionon? - Business Magazine Albania

Sa dollarë në minutë humb Facebook-u kur nuk funksionon?


Kur Facebook nuk funksionon, siç ndodhi mbrëmë, njerëzit i kap paniku. Dhe jo vetëm përdoruesit.

Janë disa persona në Menlo Park që vuajnë më shumë se ne: përgjegjësit e pjesës së publicitetit të rrjetit social. Jo Facebook, jo reklama; jo reklama, jo para. Për çdo minutë të #FacebookDown, janë më mijëra dollarë të ardhura më pak.

Por sa saktësisht? Shifrën ekzakte nuk do ta dimë kurrë. Por mund të japim një ide duke u bazuar në të ardhurat publicitare të Menlo Park në tremujorin e dytë të 2015, janë 3,827 miliardë dollarë.

Me makinën llogaritëse në dorë, çdo minutë keqfunksionimi të Facebook i kushton rrjetit social pak a shumë 30.000 dollarë humbje të ardhurash publicitare.

Pra, kur të ketë sërish #FacebookDown nuk do të ndiheni më keq se Mark Zuckerberg.

 

Burimi: telegrafi.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0