iPhone 6S & 6S Plus - Apple përseri raporton shifra te frikshme - Business Magazine Albania

iPhone 6S & 6S Plus – Apple përseri raporton shifra te frikshme


Sot në mëngjes, Apple nxorri një njoftim për shtyp ku tregon se ka shitur “më shumë se” 13 milionë pajisje iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus gjatë fundjavës kur u launccua.

Vitin e kaluar këto shifra për iPhone dhe iPhone 6 Plus për të njëjtën fundjavë ishin 10 milionë.

“Shitjet për iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus kanë qenë fenomenale, duke kaluar fundjavën e vjetshme që ishte historike për Apple,” – tha Tim Cook, CEO i Apple, në një deklaratë të tijën.

Pajisjet 6S dhe 6S Plus dolën nëpër dyqan në 25 Shtator.

Edhe pse kësaj here kishte skepticizëm pasi nuk u panë rradhë aq të gjata si vitet e shkuara nëpër dyqane, shitjet nuk zhgënjyhen.

“Ne besojmë se Apple ka bërë një punë të mirë duke i nxitur klientët të porosisin onlinë pajisjet e tyre për të shmangur rradhët e gjata në ditën e lanccimit,” – u shpreh Gene Munster, një analist i shquar i Apple të Premten ku në parashikimim e tij ishin 12 milionë dhe jo 13 iPhone.

Kësaj here pritet edhe një tjetër lëvizje pozitive nga Apple për ta shpërndarë iPhone në vende të reja shumë më shpejt se vitet e shkuara. Mbase edhe në Shqipëri nuk do të vonojë shumë këtë vit.

Hidhini një sy dhe mahnituni me bukurinë e iPhone 6 dhe iPhone 6S Plus.

Nëse ju pëlqen artikulli, mund ta ndani në mediat sociale tuajat. Nëse keni komente apo pyetje kontaktoni ose komentoni për ti dhënë zë bisedës.

Kete artikull mund ta shikoni dhe ne formatin slideshow duke klikuar  ketu.

Artikulli origjinal ‘iPhone 6S and 6S Plus sales set an opening weekend record ‘ u publikua së pari tek website Mashable.

Artikulli u përkthye në shqip nga stafi i BusinessMag.al nën titullin “iPhone 6S & 6S Plus – Apple përseri raporton shifra te frikshme”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0