Volvo shpall strategjinë e re të elektrifikimit të automobilave

Volvo shpall strategjinë e re të elektrifikimit të automobilave


Pikë strategjike e planit të saj do të jetë ndërtimi i linjës së ardhshme të automobilave me seri nga 40 në ‘Compact Modular Architecture ‘ (Arkitekturën e Modulit të Kompaktit), e cila që para se të ngrihej kjo strukturë ishte dizenjuar me synim elektrifikimin.

Arkitektura e re do ta bëjë më të lehtë për brand-in që të zhvillojë një seri stilesh që do t’i përshtaten më mirë nevojave të konsumatorit. Kjo arkitekturë e re që po dizenjohet ka si qëllim akomodimin e motorrëve konvencionalë, atyre elektrikë ose të prizave hibride pa kompromentuar hapësirën e brendshme dhe tonazhin e automjetit.

As Volvo nuk mungon në radhët e emrave të industrisë që me emisionet e tyre nga përdorimi i naftës shkaktojnë probleme mjedisore,  është zbuluar madje  se normat janë rritur në krahasim me atë që është raportuar në të kaluarën. Por të paktën, kohë të mira duket se po vijnë. Strategjia e elektrifikimit me gjasa po ndyshon drejtimin e ‘erërave’ nga përdorimi i  motorrëve  me naftë drejt baterive.

Ndoshta përdorimi i naftës apo i baterive, ose i diçkaje hibride si kombinim i të dyjave nuk është sfida më e madhe e Volvo-s suedeze. Fushata e kërkimeve për të gjetur një pikë shitje për të tërhequr blerësit është problemi  me të cilin duhet të përballet kompania në të ardhmen. Marka është e njohur për karakteristikat e saj të avancuara të sigurisë, por jo pak rivalë të industrisë po e ofrojnë të njëjtën teknologji në treg, megjithëse në norma më të ulëta, dhe Volvo-s i duhet të mbajë ‘niche’-n e saj , atë pjesëz të tregut , në të cilat kompanitë e tjera brenda industrisë nuk arrijnë dot t’i  kënaqin konsumatorët.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0