Administrata Trump ka ndërmarrë kohët e fundit disa masa në lidhje me gjigantin kinez të telekomunikacionit Huawei, duke bërë që një numër i firmave amerikane të teknologjisë të fillojnë të ndërpresin lidhjet me kompaninë. Por zyrtarët amerikanë kanë shprehur shqetësime për Huawei për vite me radhë.
Kohët e fundit, Presidenti Donald Trump ka lëshuar një urdhër ekzekutiv që ndalon kompanitë amerikane të përdorin teknologjinë e informacionit dhe komunikimit nga të gjithë ata që konsiderohen si një kërcënim për sigurinë kombëtare duke shpallur një emergjencë kombëtare për këtë çështje. Në të njëjtën ditë, Departamenti i Tregtisë vendosi Huawei dhe 70 nga bashkëpunëtorët e saj në “Listën e Entiteteve”, e cila në thelb është një listë e zezë tregtare që ndalon këdo që është në të nga blerja e pjesëve dhe komponentëve nga kompanitë amerikane pa miratimin e qeverisë së pari.
Lexoni: Huawei i përgjigjet deklaratës së Trump për ndalimin e produkteve të saj në SHBA
Më pas, një numër kompanish amerikane kanë filluar të largohen nga biznesi i tyre me Huawei. Google ka filluar të kufizojë shërbimet e Android që i ofron kompanisë, një manovër që mund të jetë jashtëzakonisht e dëmshme për biznesin e smartfonëve të Huawei. Chipmakers Intel, Qualcomm dhe Broadcom gjithashtu kanë thënë se nuk po e furnizojnë më Huawei, sipas Bloomberg.
Të hënën, Departamenti i Tregtisë u zbut pak dhe tha se për 90 ditë, do të shikonte për përjashtime të kufizuara në një përpjekje për të minimizuar ndërprerjet për disa biznese në vazhdim. Domethënë, departamenti do t’i lejojë Huawei të blejë mallra të prodhuara nga SHBA për të ruajtur rrjetet ekzistuese të telekomunikacionit dhe për të ofruar përditësime softuerësh për telefonët ekzistues. Kjo mund të ngadalësojë veprimet e Google në telefonët Android dhe Huawei.
Vendimet e qeverisë amerikane janë, pjesërisht, rezultat i një lufte tregtare në rritje midis SHBA dhe Kinës. Por ato gjithashtu lidhin shqetësime të gjata rreth spiunimit të mundshëm nga Huawei dhe kërcënime të tjera të sigurisë kombëtare.
SHBA është bërë gjithnjë e më e guximshme në goditjet kundër Huawei. Në fund të vitit të kaluar, autoritetet kanadeze arrestuan Meng Wanzhou, zyrtarin kryesor financiar të Huawei dhe vajzën e themeluesit të saj, me kërkesë të Departamentit amerikan të Drejtësisë. Në Janar, prokurorët federalë të SHBA goditën Wanzhou dhe Huawei me 23 aktakuza për një shumëllojshmëri të krimeve të dyshuara, duke përfshirë mashtrimin bankar dhe mashtrimin në lidhje me mjetet e telekomunikacionit, komplot për të mashtruar SHBA dhe vjedhur sekretet tregtare.
Nga ana tjetër Huawei, themeluar në vitin 1987 dhe me seli në Shenzhen të Kinës, është një nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë në Kinë. Është shitësi i dytë më i madh në botë, pas Samsung, por përpara Apple. Përtej pajisjeve elektronike të konsumit, segmentet e saj të biznesit gjithashtu përfshijnë rrjetet e telekomunikacionit, pajisjet e zgjuara dhe shërbimet cloud.
Por Huawei, që solli më shumë se 100 miliardë dollarë të ardhura vitin e kaluar, nuk është kompania juaj e zakonshme e teknologjisë, të paktën shumë zyrtarë dhe ekspertë në SHBA dhe në mbarë botën nuk mendojnë kështu.
Për vite me radhë, komitetet e kongresit, FBI-ja, Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe të tjerë kanë zbuluar lidhje të ngushta mes Huawei dhe Partisë Komuniste Kineze, dhe SHBA e ka ndaluar kompaninë të ofrojë oferta për kontrata qeveritare. Në një seancë të Komisionit të Inteligjencës të Senatit në shkurt të vitit 2018, shefat e lartë të inteligjencës amerikane thanë se Huawei dhe një kompani tjetër teknologjike kineze, ZTE, paraqisnin rreziqe të mundshme të sigurisë kombëtare për SHBA dhe paralajmëruan kompanitë amerikane që bënin biznes me to.
Lexoni: Ndalimi i produkteve të Huawei, ja çfarë do të thotë për vetë kompaninë dhe SHBA
“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për rreziqet që mund të sjelli çdo kompani apo entitet që është e lidhur ngushtë me qeveritë e huaja, që nuk ndajnë vlerat tona për të fituar pozita të pushtetit brenda rrjeteve tona të telekomunikacionit që siguron kapacitetin për të ushtruar presion ose kontroll mbi infrastrukturën tonë të telekomunikacionit,” tha në dëshminë e tij drejtori i FBI, Christopher Wray. “Ajo siguron aftësinë për të modifikuar ose vjedhur informacione me qëllim të keq dhe siguron mudësië për të kryer spiunazh”.
Me fjalë të tjera, zyrtarët janë të shqetësuar se Huawei do të ndihmojë qeverinë kineze për të spiunuar ose sulmuar SHBA.
Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për atë që Huawei potencialisht do t’i mundësonte qeverisë kineze
Huawei është “emblema” e frikës nga Kina dhe aftësitë e saj teknologjike të paketuara në një kompani të vetme sjellin shqetësime që nuk janë domosdoshmërisht të lidhura me atë që ka bërë, por me atë që mund të bëjë.
Udhëheqësit politikë dhe të biznesit amerikanë prej kohësh kanë qenë të shqetësuar nga teknologjia e lartë e Pekinit, e cila është e projektuar për të ndihmuar Kinën të kalojë fuqinë teknologjike të Perëndimit – një zonë në të cilën Shtetet e Bashkuara patjetër nuk duan të monopolizohet. Huawei është një qendër kërkimore dhe zhvillimi: Në vitin 2018, kompania tha se do të rriste shpenzimet vjetore për Kërkim-Zhvillimin nga 15 – 20 miliardë dollarë në vit dhe ka dhjetëra mijëra patenta në Kinë dhe jashtë saj.
Kjo ngre pyetjen se sa akses në tregun amerikan duhet t’u jepet kompanive kineze duke qenë se lindin shqetësimet mes të drejtave të pronësisë intelektuale. Këto shqetësime ndihmojnë në nxitjen e luftës tregtare të presidentit Trump, i cili, të paktën për këshilltarët e tij, komunitetin e inteligjencës amerikane dhe ushtrinë, është shumë më tepër sesa deficiti tregtar që shpesh ankohet.
Zyrtarët e inteligjencës kujdesen për implikimet e sigurisë kombëtare të teknologjisë kineze që tejkalojnë SHBA-të ose përdoren për qëllime të këqija. Në veçanti, zyrtarët janë të shqetësuar se kompanitë si Huawei mund të shesin informacione që lejojnë hakerët kinezë të kenë qasje në të dhëna ose mbikëqyrje. Nga ana tjetër, Huawei mund të përdorë të dhënat, që i ka mbledhur për qeverinë kineze, ose kinezët mund të armatosin disi teknologjinë e Huawei.
“Meqenëse Kina është bërë më nacionaliste, mundësitë që SHBA dhe Kina mund të përfundojnë në një rrëmujë janë më të larta,” tha Kennedy. Askush nuk ka gjetur akoma një “back door” në produktet e Huawei, vuri në dukje Adam Segal, drejtor i Programit të Politikave Dixhitale dhe Kibernetike në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë. Nuk ka pasur asnjë “armë shkatërruese”.
Lexoni: Huawei premton një smartfon 5G sa gjysma e çmimit të rivalëve
Por rreziqet rreth Huawei rriten me teknologjinë e “gjeneratës së pestë”, ose 5G. Huawei është një nga shumë kompanitë me një rol në garën për të vendosur gjeneratën e ardhshme të teknologjisë mobile dhe aktualisht është një nga ofruesit më të mëdhenj të produkteve që mundësojnë rrjete 5G super të shpejtë në nivel global. SHBA ka bërë presion ndaj aleatëve për të gjetur alternativa, duke parë një të ardhme ku gjithnjë e më shumë aspekte të jetës së përditshme janë të lidhura me këto rrjete.
“Do të përfshijë aq shumë të dhëna që kalojnë në sisteme dhe në veçanti, shqetësimi do të ishte më tepër në IoT dhe makiant autonome”, tha Segal.
Qeveria ka dhënë alarmin për Huawei për një kohë të gjatë
Shqetësimet për Huawei nuk janë të reja. Zyrtarët në SHBA dhe në mbarë botën kanë mbajtur një sy hapur në kompaninë për një kohë të gjatë.
Siç shpjegohet nga Eli Lake e Bloomberg, shqetësimet rreth Huawei kanë rrjedhur historikisht nga fakti që themeluesi i kompanisë, Ren Zhengfei, ishte një teknik për Ushtrinë Çlirimtare Popullore para themelimit të Huawei – për të mos përmendur dhjetëra miliarda dollarë që qeveria kineze ka investuar në kompani.
Në vitin 2011, Huawei dërgoi një letër të hapur për qeverinë amerikane duke mohuar shqetësimet e sigurisë dhe duke kërkuar një hetim tërësor nga zyrtarët amerikanë, të cilët ajo tha se do të provonte se Huawei është “një institucion tregtar normal dhe asgjë më shumë”.
Kjo është ajo që e nxiti raportin e House Intelligence Committee të vitit 2012 për Huawei dhe ZTE. Komiteti tha se Huawei “nuk bashkëpunoi plotësisht me hetimin dhe nuk ishte i gatshëm të shpjegonte marrëdhëniet e saj me qeverinë kineze apo Partinë Komuniste Kineze”. Ai arriti në përfundimin se SHBA “duhet të shikojë me dyshim depërtimin e vazhdueshëm në tregun amerikan të telekomunikacionit nga ana e kompanive kineze të telekomunikacionit.”
Në vitin 2014, SHBA hodhi poshtë ofertat e Huawei për kontratat e qeverisë amerikane dhe në gusht, Trump nënshkroi një projekt-ligj që do të pengonte Huawei dhe ZTE nga përdorimi për qeverinë amerikane dhe kontraktorët. Vitin e kaluar, Pentagoni i ndaloi telefonat Huawei dhe ZTE për t’u shitur në bazat ushtarake amerikane.
Lexoni: Tregu i smartfonëve – Pse Samsung dhe Apple po humbasin terren ndaj Huawei?
Në janar të 2018, AT&T tërhiqet nga marrëveshja me Huawei për të shitur smartphones e saj në SHBA. Dhe në mars, Komisioni Federal i Komunikimeve propozoi një rregull që do t’i ndalonte kompanitë amerikane të përdornin para nga Fondi i Shërbimit Universal për shërbimet e pajisjeve nga Kina. Fondi Universal i Shërbimit të FCC-së ofron subvencione për të rritur shërbimet mobile, wireless dhe broadband për komunitetet e varfra dhe rurale.
Nuk është vetëm SHBA që po ngre alarmet. Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar kanë shprehur shqetësime rreth rreziqeve që lidhen me punën e Huawei në vendosjen e rrjetit 5G. Japonia e ndaloi Huawei dhe ZTE nga kontratat zyrtare të qeverisë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.