Barcelona Shokon: Rritje e Madhe e Takses Turistike. Zbulo Arsyen Pas Vendimit! - Business Magazine Albania

Barcelona Shokon: Rritje e Madhe e Takses Turistike. Zbulo Arsyen Pas Vendimit!

Barcelona planifikon të rrisë taksën turistike për pasagjerët e kryqëzorëve dhe trageteve që qëndrojnë në qytet për më pak se 12 orë, njoftoi kryebashkiaku Jaume Collboni në një intervistë për gazetën El Pais.

“Ne do të propozojmë një rritje të konsiderueshme të taksës për pasagjerët e kryqëzorëve,” tha Collboni. Kjo masë është pjesë e një sërë masash të shpallura për të ulur ndikimin e turizmit masiv.

Vendimi vjen vetëm disa javë pasi protestuesit në Barcelonë spërkatën me ujë gjatë një demonstrate vizitorët e huaj, duke brohoritur: “Turistë, kthehuni nga keni ardhur.” Qyteti kërkon më pak turistë që të paguajnë më shumë.

Sipas agjencisë Statista, vitin e kaluar Barcelona regjistroi numrin më të madh të pasagjerëve të kryqëzorëve, afërsisht 3.6 milionë. Taksa aktuale turistike për pasagjerët e kryqëzorëve që ndalen në Barcelonë është 7 euro në ditë.

Collboni nuk specifikoi sa do të rritej taksa turistike, por shpjegoi arsyet pas këtij vendimi. “Pasagjerët e kryqëzorëve që qëndrojnë më pak se 12 orë përdorin intensivisht hapësirën publike pa asnjë përfitim për qytetin dhe krijojnë një ndjenjë okupimi dhe mbingarkese,” tha ai. “Ne duam të kemi turizëm që respekton destinacionin.”

Muajin e kaluar, Collboni njoftoi se administrata e qytetit të Barcelonës do të ndalojë dhënien me qira të apartamenteve për turistët duke filluar nga viti 2028. Ai ka vendosur edhe taksa të tjera turistike për të menaxhuar fluksin e vizitorëve.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0