Arrestohet në Mal të Zi mbreti i kriptomonedhave - Business Magazine Albania

Arrestohet në Mal të Zi mbreti i kriptomonedhave

Arrestohet në Mal të Zi mbreti i kriptomonedhave

Policia e Malit të Zi ka arrestuar koreanin Kwon Do-Hyung, i njohur ndryshe si Do Kwon, bashkëthemelues dhe drejtor ekzekutiv i Terraform Labs. Ai është një nga më të kërkuarit.Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme i Malit të Zi, Filip Axhiç.

Policia malazeze ka arrestuar një person që dyshohet se është një nga të arratisurit më të kërkuar, shtetasi i Koresë së Jugut, Do Këon, bashkëthemelues dhe CEO i Terraform Labs me seli në Singapor”, shkroi Axhiç në Twitter.
Lexo : Kosova pjesë të lidershipit botëror të teknologjisë përmes UBT

Ish-mbreti i kriptomonedhave, Kwon Do-Hyung, i cili qëndron pas humbjeve që kalojnë 40 miliardë dollarë është ndaluar në aeroportin e Podgoricës me dokumente të falsifikuara.

Ministri Axhiç bëri të ditur se atë e kërkonte Koreja e Jugut, SHBA-ja dhe Singapori.
Lexo: Rritet në 3% norma bazë e interesit

Ne presim konfirmimin zyrtar të identitetit”, shkroi ministri malazez.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0