Anketa e BE: Ja sa % e të rinjve shqiptare duan studimet e larta - Business Magazine Albania

Anketa e BE: Ja sa % e të rinjve shqiptare duan studimet e larta

Të rinjtë në Shqipëri dhe Rajonin e Ballkanit në shumicën dërrmuese preferojnë që të kryejnë studimet e larta dhe të zhvillohen në karriere.

Sipas një ankete që ka bërë Fondi Europian i Trajnimeve pjesë e Bashkimit Europian (ETF) rreth 81.9 për qind e të rinjve në Shqipëri dhe në Rajon duan të përfundojnë studimet e larta, teksa vetëm 2.98% për qind preferojnë arsimin fillor, 8.9 % arsimin e mesëm dhe një pjesë tjetër prej 6.5% nuk e kanë të qartë se si do të vijojë karrierën mësimore.

Pjesa dërrmuese e të rinjve rreth 82% thanë se synojnë të përfundojnë një nivel të arsimit të lartë (ku përfshihen studimet me cikël të shkurtër bachelor, master, doktoratura ose ekuivalentët e tyre).

Nga adoleshentët shqiptare që duan arsimin e lartë, 11.4% e tyre duan vetëm studimet bachelor, 34,1% e tyre duan edhe studimet master dhe 27.3 për qind duan edhe doktoraturen.

Synimet për nivelet e arsimit të lartë të te rinjve shqiptare janë të ngjashme me rajonin (shiko grafikun e mëposhtëm) përveçse në Rumani ku vetëm 5,5% e të rinjve synojnë doktoraturën).

Pjesëmarrësit në anketë dhe në fokus grupeve përmendën se të rinjtë përballen me pritshmëri të mëdha nga familjet dhe shoqëritë e tyre. Prandaj, këto aspirata arsimore mund të pasqyrojnë në një masë të madhe pritshmëritë familjare dhe për rrjedhojë shoqërore, për të arritur arsimin më të lartë të mundshëm.

Analiza e ETF tregon se megjithatë, këto pritshmëri janë shumë problematike, sepse ato nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht nevojat e tregut të punës apo të aftësive. Pritshmëritë e prindërve shpesh nuk i njohin mundësitë për sa i përket pagave, karrierës dhe kënaqësisë në punë që mund të vijnë nga këshillat profesionalë.

lexo:Realiteti i ri i nomadëve digjitalë

Studimet gjurmuese mbi punët që bëjnë të diplomuarit mund të jenë një mjet shumë i dobishëm për të udhëzuar të rinjtë që nuk kanë nisur ende studimet e larta. Anketat e fuqisë punëtore dhe statistikat e tregut të punës janë elementë të rëndësishëm si informacion për të rinjtë në fazat e hershme të arsimit.

Si në Shqipëri dhe rajon të rinjtë synojnë të mbi-kualifikohen në profesione elementare që nuk kërkojnë arsim të lartë të tilla si bujqësia, pylltaria, peshkimi dhe zejtaria. Profesionet elementare pëlqehen nga 60 për qind e të rinjve të cilët gjithashtu duan të kenë një nivel të lartë shkollimi edhe pse nuk është nevojshme.

ETF vë në dukje se shkollat në Rajon duhet të zhvillojnë në kurikulat mësimore që të ndihmojnë nxënësit të kuptojnë marrëdhënien ndërmjet niveleve të arsimit, profesioneve dhe perspektivat e punës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0